By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania kritikon vendimin e Hungarisë për t’u larguar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania kritikon vendimin e Hungarisë për t’u larguar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Bota

Gjermania kritikon vendimin e Hungarisë për t’u larguar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

admin
Last updated: 03/04/2025 22:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjermania kritikoi të enjten vendimin e Hungarisë për t’u larguar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

“Kjo është një ditë e keqe për të drejtën penale ndërkombëtare,” u tha ministrja e Jashtme Annalena Baerbock gazetarëve në Bruksel, në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s.

“Evropa gjithashtu ka rregulla të qarta këtu që zbatohen për të gjithë anëtarët e BE-së, dhe ky është Statuti i Romës. Unë e kam bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, se askush në Evropë nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen për të gjitha fushat e ligjit,” shtoi ajo.

Statuti i Romës është traktati që themeloi gjykatën.

Sipas statutit, GJNP-ja mund të hetojë dhe ndjekë penalisht katër krime thelbësore ndërkombëtare — gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni — në rastet kur shtetet janë “të paaftë” ose “nuk dëshirojnë” ta bëjnë këtë.

Hungaria njoftoi të enjten vendimin e saj për t’u larguar nga ICC, që përkon me mbërritjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në atë vend për një vizitë katër-ditore.

Vizita e Netanyahut shënon herën e parë që ai ka shkelur në tokën evropiane, që kur ICC lëshoi ​​një urdhër arresti për të në nëntor me akuza për krime lufte në Gaza.

Grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, i kanë kërkuar Hungarisë që të arrestojë Netanyahun dhe t’ia dorëzojë GJPN-së.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se ai nuk pret që Netanyahu të përballet me arrestimin në Gjermani, pavarësisht urdhrit të ICC.

Kancelari i ardhshëm gjerman, konservatori Friedrich Merz, tha gjithashtu se do të dëshironte të presë Netanyahun në Berlin.

Gjermania është e detyruar ligjërisht të bashkëpunojë me GJNP-në, duke përfshirë ekzekutimin e urdhër-arresteve, si nënshkruese e Statutit të Romës që nga viti 1998 dhe pasi e ka ratifikuar atë në vitin 2000.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mike Tyson mungon në listën e 10 bokserëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave
Next Article Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, policia nis hetimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?