By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese: Vlerësimi për “arrestin shtëpiak” ndaj Berishës do të shqyrtohet në seancë tjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjykata Kushtetuese: Vlerësimi për “arrestin shtëpiak” ndaj Berishës do të shqyrtohet në seancë tjetër
Shqipëri

Gjykata Kushtetuese: Vlerësimi për “arrestin shtëpiak” ndaj Berishës do të shqyrtohet në seancë tjetër

admin
Last updated: 22/11/2024 12:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese reagoi sot duke sqaruar vendimin e marrë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi.

Kushtetuesja deklaroi se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës, ato të “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Sakaq, masa aktuale e sigurisë “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër dhe është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024.

“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimmarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi””, sqaroi Kushtetuesja.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të kryetares së Kushtetueses, Zaçaj, sqarohet po ashtu se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

Një ditë më parë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën “detyrim paraqitje” ndaj Berishës, gjykata doli në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më së ftohti edhe mëngjesin e sotëm në Berovë me minus pesë gradë
Next Article Vrasja e Martin Canit, gjykata cakton “arrest me burg” për autorin e dyshuar 14-vjeçar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?