By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Kosovë

GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

admin
Last updated: 07/08/2026 11:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti fitues i zgjedhjeve dhe bartës i përgjegjësisë për propozimin e Kryetarit të Kuvendit, si dhe të gjitha partive parlamentare, që sot të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me obligimet që rrjedhin nga Kushtetuta.

Sipas GLPS-së, dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit kushtetues nuk do të ishte vetëm një papërgjegjësi politike por një dështim i papranueshëm institucional, një shkelje e hapur e kushtetutës dhe një mungesë e rëndë përgjegjësie ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët tashmë prej gati dy vitesh po paguajnë koston e një politike të dominuar nga kalkulimet partiake dhe jo nga përgjegjësia institucionale. Është dëshmuar tashmë për gati dy vite se interesat partiake kanë tejkaluar interesin publik duke bllokuar funksionimin e institucioneve dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e GLPS-së.

Përballë kësaj situate, GLPS e konsideron të papranueshëm arsyetimin e dhënë nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e seancës së djeshme me pretendimin se nevojitet kohë shtesë për diskutime lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es. Për më tepër, çështja e diskutimeve politike për konstituimin e institucioneve kushtetuese duhet të jetë proaktive dhe e dëshmuar se me të vertetë i shërben interesit publik. Çdo prolongim në emër të “diskutimeve politike” e që për qëllim ka kalkulimet politike nuk i shërben zbatimit të dispozitave kushtetuese, cenon pritshmëritë e qytarëve të Kosovës dhe rrjedhimisht interesin publik. Çështja e Presidentit/es nuk mund të përdoret si justifikim për të pezulluar ose shtyrë përmbushjen e një obligimi kushtetues që ka afat të qartë dhe të detyrueshëm. Ky arsyetim është edhe më pak bindës duke pasur parasysh se partitë politike kanë pasur muaj të tërë në dispozicion për të zhvilluar dialog lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es. Edhe vetë caktimi i seancës në ditët e fundit të afatit kushtetues u arsyetua me nevojën për t’u dhënë partive kohë të mjaftueshme për të zhvilluar këto diskutime. Për më tepër, pas ndërprerjes së seancës nuk u pa asnjë takim mes partive politike që do ta justifikonte këtë shtyrje.

GLPS ka theksuar vazhdimisht se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë çështje të negociimit të pafund politik, por obligime kushtetuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve i shprehur përmes zgjedhjeve. Njëkohësisht, është po aq e rëndësishme që partitë politike të zhvillojnë dialog serioz dhe të përgjegjshëm edhe për zgjedhjen e Presidentit/es. Megjithatë, këto dy procese nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohen. Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim, konstituimi i Kuvendit ka afatin e vet kushtetues, ndërsa zgjedhja e Presidentit/es zhvillohet sipas afateve të përcaktuara pas konstituimit të Kuvendit.

GLPS rikujton se konstituimi i Kuvendit është parakusht për zgjedhjen e dy organeve tjera kushtetuese Qeverisë dhe Presidentit e të cilat kanë afate strikte kushtetuese. Procedura për zgjedhjen e Presidentit/es mund të zhvillohet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e konstituimit të Kuvendit. Duke qenë se mandati i Presidentes në detyrë përfundon më 5 tetor, çdo zvarritje vetëm sa e rrit rrezikun e një krize të re kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ushtrimi i funksionit të Presidentit/es përtej përfundimit të mandatit kushtetues prej 6 muajsh do të përbënte tejkalim të mandatit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës.

Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional.

You Might Also Like

Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Negocitat e dështuara për formimin e institucioneve në Kosovë/ PDK dhe LDK thirrje Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot para skadimit të afatit kushtetues

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues

Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shterjova: Mickoski, Klekovski, Toshkovski duhet të japin përgjegjësi për helmimin në Gostivar
Next Article Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?