By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gonxhja: Do të 10-fishojmë fondet për programin e strehimit social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gonxhja: Do të 10-fishojmë fondet për programin e strehimit social
Shqipëri

Gonxhja: Do të 10-fishojmë fondet për programin e strehimit social

D. V.
Last updated: 18/03/2025 16:08
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se, do të 10-fishohen fondet për programin e strehimit social. Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme ai tha se do të ketë me shumë fonde për bashkitë që nuk kanë mundësi.

Gjate konferencës për Programin e Strehimit Social u tha se, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të pronësisë së banesës në Europë. Sipas të dhënave të Censusit të vitit 2023, 82.5% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa në pronësi të tyre dhe vetëm 8.8% jetojnë në banesa me qera. Pjesa e mbetur jetojnë pa pagesë në banesa në pronësi të të afërmeve të tyre.

Si rezultat i kësaj, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, politika e strehimit në Shqipëri është orientuar përgjithësisht drejt shtresave më në nevojë dhe të margjinalizuara.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, theksoi politikën e re për Strehimin Social, ku sektori privat u transferon bashkive 3% të sipërfaqes së ndërtimit ose ekuivalentin në para për strehim social. Falë kësaj politike, pranë bashkive është krijuar një stok publik banesash sociale prej 117,823 m2 dhe është akumuluar një fond prej mbi 35 milion Euro.

Që nga miratimi i ligjit të vitit 2018, nga programet e strehimit social kanë përfituar në total 22,840 familje ose 82 mijë qytetarë.

Ministri Gonxhja tha se për vitin 2025 pas thirrjes së MEKI-t për investime, kane ardhur aplikime nga 43 bashki me 55 projekte strehimi gjithsej.

Gjithashtu, për vitin 2025 Ministria Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për 530 kuota të reja për t’iu ardhur në ndihmë 530 familjeve apo të rinjve e të rejave të cilët punojnë me përkushtim në administratën publike, aplikimi i cili do të jetë i hapur për 30 ditë.

Ministri Gonxhja duke folur rreth së ardhmes së strehimit social në vend, tha se deri në 2030 do të mbështeten rreth 50 mijë familje nga një program 300 milion Euro për paketën e strehimit për familjet, studentët dhe emigrantët.

“Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programi sot, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, pra ta 10-fishojmë”, tha Gonxhja.

Ai shtoi se “reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi, por edhe të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Linda Rama në homazhet për babanë e Thaçit: Ditë e trishtueshme
Next Article Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?