By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gonxhja: Shqipëria vijon trendin rritës në turizëm, mbi 1.95 milionë të huaj në korrik 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gonxhja: Shqipëria vijon trendin rritës në turizëm, mbi 1.95 milionë të huaj në korrik 2026
Shqipëri

Gonxhja: Shqipëria vijon trendin rritës në turizëm, mbi 1.95 milionë të huaj në korrik 2026

admin
Last updated: 07/08/2026 15:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se në korrik 2026, Shqipëria u vizitua nga 1,955,099 vizitorë të huaj, kundrejt 1,825,490 vizitorëve në korrik 2025.

Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja tha se “kjo përfaqëson një shtesë prej 129,609 vizitorësh, ose një rritje prej rreth 7,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me qershorin 2026, në korrik u regjistruan 608,820 vizitorë të huaj më shumë, duke shënuar një rritje mujore prej 45,22%”.

Sipas tij, të dhënat tregojnë një rikuperim të fortë pas ngadalësimit të regjistruar në qershor.

Ndërsa periudha janar–maj 2026 regjistroi një rritje prej 8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ritmi i rritjes zbriti në 1,3% në qershor dhe u rikthye në 7,1% në korrik.

“Këto rezultate tregojnë se ngadalësimi i qershorit nuk u shndërrua në një prirje të qëndrueshme rënëse. Përkundrazi, korriku shënoi një rikuperim të ndjeshëm, duke iu afruar ritmit të lartë të rritjes të regjistruar gjatë pesëmujorit të parë”, tha Gonxhja.

Megjithatë, shtoi Gonxhja, nëse qershori 2026 do të kishte vijuar me trendin e njëjtë rritës, numri i vizitorëve të huaj në korrik do të rritej sipas atij trendi në rreth 2,094,542 vizitorë të huaj, çka e krahasuar me rezultatin faktik prej 1,955,099 vizitorë, paraqet një hendek prej 139,443 vizitorësh më pak, ose rreth 6.7% ndaj skenarit të projektuar për korrikun 2026.

Ministri Gonxhja u shpreh se “ndikimi i vijimit të protestave dhe i episodeve shumë të dëmshme të sulmeve ndaj bizneseve të industrisë shqiptare të mikpritjes, gjatë korrikut, janë arsye shqetësuese për sektorin turistik”.

“Nga ana tjetër aktivitetet vërtetohen jetike për të gjeneruar turizëm e ekonomi. Veçanërisht për korrikun kanë ndikuar pozitivisht festivalet dhe itineraret tematike, festat dhe ngjarjet e jashtëzakonshme si eventi i YE (Kanye West) në Tiranë, shumë show e koncerte të skenës artistike të pavarur ose nga institucionet dhe bashkitë, turet e legjendave si nata e Zucchero, eventet ndërkombëtare e konferencat e ndryshme në vend”, tha Gonxhja.

 

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin
Next Article 55 lokacione dhe 165 kamera aktive, Rama paralajmëron zgjerimin e rrjetit të sigurisë në Kryeqytet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?