By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goxhobelli: Mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj, 4.2 milionë karta pasurie të digjitalizuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Goxhobelli: Mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj, 4.2 milionë karta pasurie të digjitalizuara
Shqipëri

Goxhobelli: Mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj, 4.2 milionë karta pasurie të digjitalizuara

admin
Last updated: 07/10/2026 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar mbi 28 mijë vendime për legalizime gjatë 9 muajve të vitit 2026, më shumë se gjatë gjithë vitit 2025, ndërsa 4.2 milionë karta pasurie janë digjitalizuar, në kuadër të procesit të modernizimit të shërbimeve të pronësisë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, deklaroi se puna intensive gjatë këtij viti synon përshpejtimin e procesit të legalizimeve dhe krijimin e një tregu më të shpejtë dhe transparent të pronës.

Sipas saj, digjitalizimi i 4.2 milionë kartelave të pasurisë përbën një nga prioritetet e procesit të modernizimit të Kadastrës dhe lidhet edhe me përmbushjen e angazhimeve në kuadër të integrimit europian.

Gjatë vitit 2026 ka nisur gjithashtu projekti kombëtar për digjitalizimin dhe gjeoreferencimin e 38 mijë hartave fizike, një proces që synon përmirësimin e administrimit të të dhënave kadastrale dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.

Regjistrimi fillestar ka arritur në 95,3% të territorit të vendit, ndërsa procesi i kalimit të tokës bujqësore në pronësi është shtrirë në 59 fshatra, me objekt trajtimin e rreth 1 mijë kërkesave.

Goxhobelli theksoi se përtej rezultateve të matshme, një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e komunikimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Pak kohë më parë kemi nisur trajtimin derë më derë të banesave pa dokumentacion pronësie. Aktualisht ekipet e Kadastrës po punojnë në Himarë dhe do të vijojnë punën në zonat kadastrale, sipas nevojave që paraqiten”, tha ajo.

Sipas Goxhobellit, puna e deritanishme përbën vetëm një pjesë të rrugës drejt garantimit të pronësisë së ligjshme.

“Ajo që kemi bërë deri tani është vetëm një pjesë e rrugës që kemi përpara. Sfida është të çojmë pronësinë e ligjshme përpara. Puna vazhdon me objektiv: asnjë pronë pa dokument dhe asnjë person pa përgjigje”, deklaroi drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit: Kosova ia doli
Next Article Rama pret ambasadoren Walt, në fokus mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?