Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Sot ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, znj. Carol Mejewan, nënshkruan një marrëveshje granti në vlerë prej 2 milionë dollarësh për përditësimin e dokumentacionit projektues dhe trajnimin e përdoruesve, me të cilin sigurohet mbështetje për përgatitjen e projektit “Përmirësimi i shfrytëzimit të ujërave nga baseni i lumit Zletovica – faza 2: ujitja dhe faza 3: prodhimi i energjisë elektrike”.
Projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bujqësisë.
Granti do të implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, përmes njësisë ekzistuese të implementimit të projektit të financuar nga Banka Botërore për modernizimin e bujqësisë, ndërsa përfitues final do të jetë Ndërmarrja Publike Hidrosistemi “Zletovica” – Probishtip.
Zbatimi do të realizohet brenda një periudhe prej 18 muajsh, nga 1 korriku 2026 deri më 31 dhjetor 2027.
Me realizimin e projektit do të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i besueshëm me ujë për sipërfaqet bujqësore, gjë që nënkupton produktivitet më të lartë, rendimente më cilësore dhe konkurrueshmëri më të madhe të bujqësisë maqedonase.

