By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski do të kontrollojë faturë pas fature çmimet në markete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski do të kontrollojë faturë pas fature çmimet në markete
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski do të kontrollojë faturë pas fature çmimet në markete

admin
Last updated: 29/06/2026 14:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se për të çmimet e produkteve në markete janë prioritet i lartë dhe se, nëse është e nevojshme, analiza do të bëhet faturë pas fature, raporton Nezavisen, transmeton Zhurnal.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me çmimet e produkteve ushqimore në markete dhe nëse ka realizuar takim me distributorët dhe prodhuesit – takim i paralajmëruar pas mbledhjes me përfaqësues të marketeve para rreth dhjetë ditësh – Mickoski tha se në Qeveri po hyjnë në detaje të kësaj problematike dhe se ai personalisht po merret me identifikimin e rreth 6.000 produkteve që hyjnë në statistika.

“Personalisht e kam si prioritet të lartë”, tha Mickoski.

Ai njëkohësisht u referua te të dhënat e Eurostatit, sipas të cilave shporta bazë e konsumit në Maqedoni është më e lira në Evropë.

“Bindshëm më e lira, diku 49,7 për qind e mesatares evropiane. A është kjo e mjaftueshme? Jo, por kjo i demanton të gjithë ata që nuk duan që ky shtet të ketë sukses, që nuk duan ta shohin Maqedoninë krenare dhe të përparuar, dhe që janë praktikisht të gjithë ata gjuhë të këqija që krijojnë një atmosferë të zymtë në shoqëri. Këto të dhëna, këto parametra i demantojnë ato elemente antishtetërore në Maqedoni”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet të punohet më tej.

“Do të punojmë dhe unë personalisht ju them, po punoj në metodologjinë e identifikimit të 600–700 produkteve që maten statistikisht dhe drejtpërdrejt për to do të shkojmë faturë pas fature, produkt pas produkti, do t’i analizojmë ku mund të ulim dhe si mund të ulim. Kjo është një operacion i thellë që e udhëheq personalisht dhe pres shumë shpejt të ketë rezultate që do të jenë të dukshme në terren”, tha Mickoski.

Mickoski javën e kaluar, pas takimit me përfaqësuesit e zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve, njoftoi se është përcaktuar objektivi që norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të produkteve bazë ushqimore në korrik të këtij viti të jetë nën 3 për qind, dhe paralajmëroi takim në këtë drejtim edhe me prodhuesit dhe distributorët.

Ndërkohë, siç ka paralajmëruar Inspektorati Shtetëror i Tregut, do të bëhet analizë krahasuese mes çmimeve të të njëjtit produkt nga furnitorët drejt marketeve dhe çmimeve të marketeve për konsumatorët, për majin e këtij viti krahasuar me majin e vitit të kaluar. Qëllimi, tha Mickoski, është të shihet se çfarë krijon situatën e rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE‑së është tani, por për RMV-në jo me çdo kusht
Next Article Grant prej 2 milionë dollarësh për dokumentacion dhe trajnim për shfrytëzimin e ujërave të Zletovicës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?