By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Greqia dhe Turqia vijojnë betejën me zjarret masive, përmirësohet situata në Francë dhe Spanjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Greqia dhe Turqia vijojnë betejën me zjarret masive, përmirësohet situata në Francë dhe Spanjë
Bota

Greqia dhe Turqia vijojnë betejën me zjarret masive, përmirësohet situata në Francë dhe Spanjë

admin
Last updated: 31/07/2026 11:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 31 korrik, Zhurnal.mk –  Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të luftojnë me zjarret e mëdha në Greqi dhe Turqi, ndërsa situata në Francë dhe Spanjë është përmirësuar, duke lejuar mijëra banorë të evakuuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta vazhdojnë të përkeqësojnë zjarret në disa zona të Europës juglindore, duke vështirësuar punën e ekipeve të emergjencës.

Në ishullin grek të Kretës, situata u rëndua për shkak të erërave të fuqishme që përhapnin flakët dhe pengonin ndërhyrjet nga ajri.

Një zjarr i ri shpërtheu pranë fshatit Preveli, ku rojet bregdetare evakuuan rreth 50 persona nga zona bregdetare, për shkak të tymit të dendur.

Zjarrfikësit po luftojnë prej dy ditësh me flakët, ndërsa shumë prej tyre janë të lodhur pas përpjekjeve të vazhdueshme.

Avionët dhe helikopterët zjarrfikës kanë pasur vështirësi në ndërhyrje, për shkak të erërave ekstreme.

Zjarre të tjera janë raportuar edhe në ishujt e Egjeut Andros, Kalymnos dhe Paros.

Meteorologët i kanë cilësuar kushtet e motit si të jashtëzakonshme. Të mërkurën, tre zjarrfikës humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve.

Turqia vë nën kontroll shumicën e zjarreve

Në Turqi, ekipet e emergjencës vazhduan luftën me disa vatra zjarri në jug dhe perëndim të vendit, por shumica prej tyre janë vënë nën kontroll.

Sipas ministrit të Pyjeve, Ibrahim Yumakli, nga 169 zjarre të regjistruara që nga e mërkura, 163 ishin kontrolluar plotësisht deri dje në mbrëmje.

Në operacionet në të gjithë vendin u angazhuan 21 avionë, 69 helikopterë, rreth 500 mjete zjarrfikëse dhe mbi 3 500 persona.

Francë: Mijëra të evakuuar kthehen në shtëpi

Në Francë situata po përmirësohet. Nga 224 mijë persona të evakuuar për shkak të zjarreve në zonat bregdetare të Atlantikut, rreth 144 mijë janë kthyer në banesat e tyre.

Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez tha se “më e keqja kishte kaluar”, por autoritetet mbeten në gatishmëri.

Spanjë: Zjarret drejt frenimit

Edhe në Spanjë situata është përmirësuar. Zjarret në rajonet Madrid, Ávila dhe Toledo janë kryesisht nën kontroll, ndërsa shumica e urdhrave për evakuim janë hequr.

Autoritetet raportuan gjithashtu përparim në provincën lindore të Castellónit, ku një zjarr i madh pranë Vall d’Uixó, në veri të Valencias, nuk po përhapej më.

Ministria e Brendshme spanjolle, uli nivelin kombëtar të emergjencës, por u kërkoi banorëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet zyrtare, pasi operacionet e shuarjes së zjarreve vijojnë në disa zona.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026
Next Article 64 mijë euro të padeklaruara i konfiskohen personit me veturë me targa gjermane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?