By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruda: Formimi i institucioneve kërkon dialog të vërtetë, PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gruda: Formimi i institucioneve kërkon dialog të vërtetë, PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit
Kosovë

Gruda: Formimi i institucioneve kërkon dialog të vërtetë, PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit

admin
Last updated: 09/07/2026 16:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Deputeti i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se partia do ta shqyrtojë në mbledhjen e Kryesisë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike, duke theksuar se formimi i institucioneve nuk mund të arrihet pa dialog dhe kompromis, raporton Ekonomia Online.

Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Gruda tha se partia synon të krijojë një qëndrim të ri pas ftesës së Kurtit dhe pret që kësaj radhe dialogu të jetë i mirëfilltë.

“Patjetër po shihet themelimi i krejt institucioneve. Ne kemi thënë prej fillimit që pa dialog politik, pa kompromis, që janë dy fjalë kyçe të politikës, nuk mund të ketë formim të institucioneve dhe për atë jemi në Kryesi, me formësu një mendim të ri pas ftesës së zotit Kurti dhe presim që kësaj here dialogu me qenë i vërtetë”, tha Gruda.

Ai vlerësoi se vetë fakti që ftesa është bërë para konstituimit të Kuvendit tregon se në tavolinë duhet të jetë diskutimi për të gjithë procesin e formimit të institucioneve.

“Unë besoj që, meqenëse ftesa është bërë para themelimit të Kuvendit, është kuptu që në fakt nuk është ajo radha e gjerë, radha është për me i diskutu krejt formimin e institucioneve. Asnjë parti nuk ka fitu në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm për me i formu krejt institucionet dhe ju e dini pse kemi shku në zgjedhje. Vetëvendosje ka pretendu që ka me i themelu krejt institucionet me 50% dhe ka kërku ma shumë se aq. Votuesit i kanë dhënë edhe më pak se 50%. LVV-ja sot është në 47% dhe na duhet me i respektu gjitha forcat politike rezultatin e dalur prej zgjedhjeve. Rezultati është i qartë, përqindjet dihen, dihet sa vota duhen për president. Shumë gjëra janë sqaru përgjatë këtij viti dhe vitit të kaluar dhe besoj që është momenti me i dhënë rrugë”, deklaroi Gruda.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: I vetmi fajtor pse nuk ka konsensus për Kodin Zgjedhor është Hristijan Mickoski
Next Article Kodraliu: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte pjesë e një serie sulmesh ndaj sigurisë së Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?