By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu e zgjodhi Maqedoninë e Veriut për vizitën e saj të parë zyrtare si kryetare e Kuvendit të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haxhiu e zgjodhi Maqedoninë e Veriut për vizitën e saj të parë zyrtare si kryetare e Kuvendit të Kosovës
Maqedoni

Haxhiu e zgjodhi Maqedoninë e Veriut për vizitën e saj të parë zyrtare si kryetare e Kuvendit të Kosovës

admin
Last updated: 27/10/2026 12:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës, Imrlie Saliu-Fetai, si dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska.

Kryetari Afrim Gashi shprehu kënaqësi për realizimin e vizitës zyrtare të Albulena Haxhiut, duke theksuar se ajo paraqet konfirmim të përkushtimit të ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ai theksoi se bashkëpunimi parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës karakterizohet nga një dinamikë intensive dhe shprehu bindjen se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gashi nënvizoi se të dyja vendet ndajnë një vizion të përbashkët për një rajon paqësor, stabil, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike. Në këtë drejtim, ai vlerësoi si të rëndësishëm vazhdimin e dialogut të hapur dhe koordinimin për çështjet me rëndësi rajonale.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u angazhua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet dy kuvendeve dhe theksoi se kjo është vizita e saj e parë zyrtare në një shtet të huaj si kryetare e Kuvendit, gjë që përbën një dëshmi të fortë të rëndësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet dy shteteve mike.

Ajo shprehu mirënjohje që Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht mban një qëndrim afirmativ ndaj anëtarësimit të Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e integrimeve evropiane, me ç’rast bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ndërsjellë duhet të fokusohet në krijimin e kushteve për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjithë rajonit, bazuar në meritat, përmbushjen e kritereve dhe zbatimin konsekuent të reformave.

Gashi dhe Haxhiu theksuan se do të vazhdojnë të inkurajojnë kontaktet ndërmjet qytetarëve, të rinjve, komuniteteve akademike dhe subjekteve të biznesit, pasi këto kontakte përbëjnë bazë të rëndësishme për miqësi dhe partneritet afatgjatë.

Dy kryetarët e kuvendeve shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në botë, duke theksuar nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet.

Në fund të takimit, Gashi dhe Haxhiu shprehën bindjen se kjo vizitë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të besimit të ndërsjellë dhe në identifikimin e mundësive konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa
Next Article Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?