By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hetimi për tragjedinë në Koçan, Selmani: Rasti mund të marrë epilog politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hetimi për tragjedinë në Koçan, Selmani: Rasti mund të marrë epilog politik
MaqedoniTOP LAJM

Hetimi për tragjedinë në Koçan, Selmani: Rasti mund të marrë epilog politik

admin
Last updated: 21/04/2025 20:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Mendësia e korrupsionit, mendësia ish-komuniste gjyqësore dhe mendësia politike si duket nuk do të ndryshojë dhe nuk do të le të funksionojë sistemi gjyqësor në mënyrë të pavarur.

Kështu vlerëson eksperti juridik, Bashkim Selmani, sa i përket hetimit për rastin tragjik në Koçan.

Sipas tij, sa më shumë që flitet në publik për këtë rast, aq më shumë ngrihen dilema se edhe rasti i Koçanit mund të ndikohet edhe sikurse tragjeditë e mëparshme të marrë epilog politik. Çdo ndërhyrje apo përzgjedhje e koordinuar e autorëve të fajësisë apo anashkalimin e përgjegjësve reale i jep kahje tjetër hetimit.

“Hetimi i seleksionuar apo hetimi i përzgjedhur në aspektin e procedurës penale është një nga dëmet më të mëdha që mund të bëhet hetimi, për arsye se çdo lajthim nga gjendja faktike e terrenit, nënkupton edhe humbjen apo lajthimin e pistës së hetimit apo autorëve që mbajnë apo jo përgjegjësi. Një gjë është e ditur se të gjitha institucionet që shkrumbuan këta njerëz kanë përgjegjësi për nga papërgjegjësia institucionale. Kjo përgjegjësi institucionale është edhe kolektive, për arsye se kjo është dëshmuar edhe në aspektin publik.”, – deklaroi eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Selmani: Hetimi selektiv, i dëmshëm për procedurën

Sipas Selmanit, e kaluara na dëshmon se në raste të tilla siç ishin edhe fatkeqësia në Llaskarcë, Spitali Modular dhe fatkeqësia me autobusin e “Besa Transit”, shteti nuk gjeti seriozitetin për dhënien në funksion të drejtësisë dhe dhënien e dënimit të merituar të personave përgjegjës, andaj në këtë rast na duhet ndihmë ndërkombëtare.

“Mendimi jonë është i bindur nga e kaluara dhe aktualisht që të mos ekzistojnë dilema të tilla do të ishte mirë që të kishte një hetim ndërkombëtar i pavarur nga aspekti politik, ekonomik, juridik etj., sepse të gjitha këto janë forma të pakujdesisë dhe shpresojmë që një ndihmë e vogël ndërkombëtare do t’i jepte epilog jo vetëm kësaj tragjedie, por edhe tre tragjedive paraprake dhe kjo do të rikthente besimin te qytetarët dhe vënien në funksionim të shtetit dhe së drejtës.”, – theksoi eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Edhe fatkeqësia e Koçanit, sipas Selmanit, është si pasojë e mosndëshkueshmërisë të fatkeqësive paraprake. Rasti me fatkeqësinë në diskotekën “Puls” në Koçan, si pasojë e së cilës humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 mbetën të lënduar, ndodhet në fazën hetimore, ku të angazhuar janë 11 prokurorë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte
Next Article Bashkimi Europian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?