By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hita: Policia e Shtetit ka nevojë për brezin e ri, Akademia motori i rigjenerimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hita: Policia e Shtetit ka nevojë për brezin e ri, Akademia motori i rigjenerimit
Shqipëri

Hita: Policia e Shtetit ka nevojë për brezin e ri, Akademia motori i rigjenerimit

admin
Last updated: 07/10/2026 13:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, tha sot se brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re janë të domosdoshme për zhvillimin e Policisë së Shtetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fillimit të studimeve Bachelor në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë, Hita u shpreh se vendimi për t’u dhënë mundësinë maturantëve të konkurrojnë për ndjekjen e këtyre studimeve ka qenë i duhuri, duke nënvizuar interesin e lartë të të rinjve gjatë tri viteve të fundit.

“Në tri vitet e fundit, që kur kemi hapur dyert e Akademisë për maturantët, interesi ka qenë shumë i lartë. Mijëra të rinj e të reja kanë zgjedhur Fakultetin ‘Siguria dhe Hetimi’ për të ndjekur studimet Bachelor dhe sot, pas një procesi konkurrues dhe transparent, janë 390 maturantë që ndjekin këto studime”, tha ai.

Sipas Hitës, Akademia e Sigurisë është zhvilluar në disa drejtime dhe është e binjakëzuar dhe anëtare e bordeve të akademive prestigjioze në rajon, Evropë dhe SHBA.

Hita theksoi gjithashtu se institucioni disponon literaturë të akademisë italiane, si dhe ambiente e laboratorë të përshtatshëm për zhvillimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Drejtori i Përgjithshëm kujtoi edhe periudhën kur ishte vetë student në këtë akademi, duke vënë në dukje ndryshimin e madh mes kushteve të atëhershme dhe zhvillimit të sotëm të institucionit.

“Në këto ambiente jam shkolluar edhe unë, e bashkë me mua breza të tërë të Policisë së Shtetit. Por, ndryshe nga sot, ne ishim shumë më pak të privilegjuar në të gjitha aspektet, pasi edhe Policia ishte ende e brishtë”, u shpreh Hita.

Ai nënvizoi se sot Policia e Shtetit është rritur profesionalisht, është e barabartë me partnerët, e besueshme dhe pjesë e hetimeve dhe operacioneve ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar studentëve të rinj, Hita theksoi se studimet në Akademinë e Sigurisë përbëjnë fillimin e një rrugëtimi të ri, si në aspektin e dijes, ashtu edhe të misionit që ata kanë marrë përsipër.

“Policia e Shtetit nuk është thjesht profesion, por është mision. Dhe për të përmbushur këtë mision duhen këmbëngulje, vullnet, dije, përgatitje fizike, disiplinë, respekt për njëri-tjetrin dhe për pedagogët”, tha ai.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se Akademia e Sigurisë do të vijojë të jetë në vëmendjen e tij, duke e cilësuar atë si “motorin kryesor të rigjenerimit të Policisë, të shkollimit, trajnimit dhe përgatitjes së brezave të rinj të Policisë së Shtetit”.

Hita u kërkoi studentëve të komunikojnë për çdo shqetësim apo ide për përmirësim, duke i nxitur të kontribuojnë në zgjidhjen e problematikave.

“Mos harroni përgjegjësinë që keni marrë mbi vete dhe përkushtimin që duhet të keni për të dalë sa më të aftë nga ky fakultet, për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe atdheut”, u shpreh Hita, duke u uruar studentëve suksese në rrugëtimin e tyre të ri.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çano: Shqipëria po kalon nga përmbushja e reformave te rezultatet e matshme
Next Article Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?