By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe
Maqedoni

Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 28/11/2026 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Drejtori I FECH, Blendi Hodai ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë në Kuvend pretendoi se Kushtetuta nuk e lejon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ndërsa ligjet që e mundësojnë atë i cilësoi si një “implant” në sistemin juridik të shtetit.

Hodai, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit, i ka rikujtuar disa nene të Kushtetutës, përmes të cilave argumenton se arsimi i lartë në gjuhën shqipe nuk është i ndaluar.

Ai i është referuar nenit 48 të Kushtetutës, të ndryshuar me Amendamentin VIII, nenit 44 që garanton qasje të barabartë në arsim për të gjithë qytetarët, si dhe nenit 46, i cili ia lë ligjit rregullimin e veprimtarisë së universiteteve.

Hodai gjithashtu ka përmendur Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, konkretisht pikën 6.2, e cila parasheh financimin shtetëror të arsimit universitar në gjuhën shqipe.

“Arsimi në gjuhën shqipe nuk është favor që na e ka bërë dikush dje, e që mund të na e tërheqë dikush nesër”, ka shkruar Hodai.

Në reagimin e tij, studenti i ka kërkuar Mickoskit që të tregojë nenin konkret të Kushtetutës që ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

“Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe. Jo nenin që nuk e përmend, por nenin që e ndalon”, përfundon reagimi i Blendi Hodait.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhuna në familje, MPB-ja paralajmëron kamera trupore për policët
Next Article Nga 1 dhjetori shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, fatura mesatare do të rritet për 188 denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?