By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel
Maqedoni

Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel

admin
Last updated: 15/01/2025 18:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, pas dështimit të takimit të planifikuar për të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, ka akuzuar delegacionin serb për refuzimin e pjesëmarrjes në takim, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që Serbia ka për çështjen e të pagjeturve.

“Petkoviq nuk ka pasur të bëj asgjë me takimin e sotëm në Bruksel, nuk ka pasur asgjë se çfarë të lyp në Bruksel me ekipin e tij. Mendoj se është mëse e qartë se Petkoviq ka qenë atje për të orkestruar dështimin e takimit, për t’i ikur përgjegjësive që Serbia i ka”, ka deklaruar Hoti.

Në lidhje me përgjegjësinë e Bashkimit Evropian, Hoti ka shprehur shqetësimin se refuzimi i palës serbe për arsye banale është një ngjarje negative dhe e dëmshme për procesin.

Ai ka shtuar se shtete anëtare të BE-së duhet të informohen për këtë, dhe të kuptojnë se Serbia nuk duhet të “ledhatohet” në këtë proces të ndjeshëm.

“Ajo që BE-ja, përmes zotit Lajçak, na ka thënë ekipit tonë është se do të raportojë anëtarëve të BE-së edhe kërkesat që ne i kemi parashtruar sot. Refuzimi i palës serbe për arsye banale është një sinjal i keq”, ka theksuar Hoti për emisionin FIVE.

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit, i cili ishte planifikuar të mbahej në Bruksel, nuk u mbajt pas refuzimit të pjesëmarrjes nga delegacioni i Serbisë, i cili protestoi pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë në vend.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri te Gjykata kushtetuese nuk ka arritur kërkesë për mendim lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor
Next Article Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?