By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Progresraporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Progresraporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë
Shqipëri

Hoxha: Progresraporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

admin
Last updated: 05/11/2026 09:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman.

Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës së reformave dhe zhvillimit.

“Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi se “Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian”.

“Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë.

Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona”, tha Hoxha.

Për Ministrin e Jashtëm, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa.

“Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar.”

Ministri i Jashtëm nënvizoi se gjatë gjithë këtij rrugëtimi, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne.

“Faleminderit Kryetarit Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor. Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund”, tha Hoxha.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i qëndrueshëm, kthjellime në bregdet dhe vranësira në zonat malore
Next Article Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?