By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore
EkonomiMaqedoni

Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

admin
Last updated: 07/10/2026 16:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Armend Muja.
Në takim mori pjesë edhe zëvendësministri Albrim Hoxha, ndërsa delegacioni i Kosovës shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e komunikimit dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve kompetente, avancimit të bashkëpunimit bilateral, harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian.

Ministri Serafimovski theksoi se afërsia e tregjeve dhe potenciali i bujqësisë krijojnë bazë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve përmes bashkëpunimit më të fuqishëm institucional, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe partneriteteve afatgjata ndërmjet prodhuesve dhe kompanive të sektorit ushqimor.

“Për bujqit dhe kompanitë tona, kushtet e parashikueshme të tregtisë janë të rëndësishme për plasman të sigurt dhe planifikimin e prodhimit. Me koordinim të rregullt institucional dhe respektimin e standardeve të cilësisë krijojmë kushte për zhvillimin e shkëmbimit tregtar. Në një bashkëpunim të tillë shohim interes të përbashkët për prodhuesit, kompanitë dhe konsumatorët në të dy vendet”, theksoi ministri Serafimovski.

Ministri Muja nënvizoi rëndësinë e një qasjeje sistematike në bashkëpunimin bilateral, përmes së cilës prioritetet e përbashkëta do të shndërrohen në punë të vazhdueshme të shërbimeve kompetente dhe në shkëmbim profesional ndërmjet dy ministrive.

“Prioriteti ynë është ta forcojmë dhe strukturojmë bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, me kontakte të rregullta institucionale dhe kanale të qarta komunikimi, duke avancuar njëkohësisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, harmonizimit të certifikatave dhe standardeve, si dhe integrimit evropian”, deklaroi ministri Armend Muja.

Zëvendësministri Albrim Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet organeve kompetente, me vëmendje të veçantë ndaj sigurisë ushqimore dhe çështjeve që lidhen me qumështin dhe produktet e qumështit.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe i bazuar në besim të ndërsjellë. Kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore, veçanërisht për qumështin dhe produktet e qumështit që tregtohen ndërmjet dy vendeve, është e rëndësishme që çdo çështje të shqyrtohet në bazë të dokumentacionit të plotë, rezultateve laboratorike dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet organeve kompetente.

Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: mbrojtja e konsumatorëve dhe, njëkohësisht, krijimi i kushteve për shkëmbim të sigurt dhe të pandërprerë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, deklaroi zëvendësministri Hoxha.

Në takim morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov, dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Ivica Angelovski.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kylie Jenner merr rolin e saj të parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu-t, që do të prodhohet nga Kim Kardashian
Next Article 17-vjeçarja nga Gostivari denoncon dhunë dhe kërcënime, arrestohen partneri, nëna dhe motra e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?