By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, kufizime për shoferët e rinj dhe gjoba më të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, kufizime për shoferët e rinj dhe gjoba më të larta
Shqipëri

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, kufizime për shoferët e rinj dhe gjoba më të larta

admin
Last updated: 07/08/2026 13:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Prej ditës së sotme kanë nisur të zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj shkelësve me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve.

Sipas ligjit, këto ndryshime parashikojnë heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, drejtimi i automjetit pa leje drejtimi shoqërohet me masa më të ashpra. Personat madhorë që kryejnë këtë shkelje do të gjobiten dhe nuk do të mund të pajisen me patentë sipas rregullave të reja, ndërsa të miturit e kapur duke drejtuar automjet do të kenë të drejtë të regjistrohen në autoshkollë vetëm pasi të kenë mbushur moshën 20 vjeç.

Kodi i ndryshuar vendos kufizime edhe për drejtuesit e rinj, të cilët nuk mund të qarkullojnë në autostradë me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Shkelja e këtij kufiri dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të lejes së drejtimit për një muaj dhe zbritje pikësh.

Një tjetër risi është se pezullimi i patentës nuk mund të zëvendësohet më me pagesën e një gjobe të dyfishuar.

Masat ndëshkuese janë ashpërsuar edhe për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara, pranë shkollave, si dhe për garat apo manovrat e rrezikshme në rrugë, për të cilat parashikohen gjoba nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Gjithashtu, drejtuesve që konstatohen dy herë brenda një viti duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit do t’u pezullohet leja e drejtimit për tre muaj.

Ndryshimet përfshijnë edhe përdoruesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave elektrike, për të cilët nga sot ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë lëvizjes.

/e.i/j.p/

You Might Also Like

Kakavijë, 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Reforma në tregun e punës, bëhet e detyrueshme publikimi i pagës në njoftimet për punësim, si në shtet ashtu edhe në privat

Senati i SHBA-ve konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Hapet një tjetër segment i autostradës Elbasan–Qafë Thanë, përshpejtohet lidhja e Korridorit 8

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Njohje me praktikat më të mira
Next Article Rritet me 127 miliardë lekë qarkullimi i bizneseve në gjashtëmujorin e parë 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?