By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Identifikohet i dyshuari për alarmet e rrejshme për bomba në Tetovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Identifikohet i dyshuari për alarmet e rrejshme për bomba në Tetovë
Kronika

Identifikohet i dyshuari për alarmet e rrejshme për bomba në Tetovë

admin
Last updated: 27/02/2026 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia ka ndaluar personin i cili dyshohet për alarmet e rreme në shkollat e Tetovës. Dyshohet se kërcënuesi është nxënës i viti të katërt në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, ku dhe kohëve të fundit ka pasur më së shumti alarme për bomba. Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij ku dhe janë sekuestruar celularë e kompjuterë.

“Informatat nga SPB Tetovë, flasin se është kapur personi që dyshohet të jetë dërgues i emaileve në gjitha shkollat por edhe institucione të tjera, me kërcënime, se ka bombë brenda objektit. Interesant është fakti se nxënësi dyshohet të jetë pikërisht nga kjo shkollë, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, në të cilën shkollë janë lëshuar më së shumti kërcënime për gjoja se ka bombë brenda objektit”, njofton Alsat.

Drejtori i gjimnazit të Tetovës, Jeton Kamberi, për Alsat ka konfirmuar se inspektorë të SPB Tetovë, kanë kërkuar të dhëna për një nxënës të kësaj shkollë, nën dyshimet se është dërgues i emailave për bomba.

“Në mëngjes komunikuam me punonjës të policisë, kërkuan disa informata dhe ne ua dhamë informatat… Kanë ata dyshimet e veta dhe ne ua dhamë informatat, dhe sipas tyre, ekziston një i dyshuar”, tha Jeton Kamberi. Drejtor i Gjimnazit të Tetovës.

Sipas Informatave të televizionit Alsat, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë në bashkëpunim me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që prej dy ditësh kanë hetuar personin e dyshuar. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e të riut në fshatin Pallaticë të Tetovës, janë konfiskuar edhe celularë dhe kompjuterë. Personi i dyshuar është nxënës i vitit të katërt në Gjimnazin Kiril Pejçinoviq në Tetovë, ndërsa është djali i një ish funksionari të opozitës. I riu është i njohur edhe për shkelje të mëhershme. Mësohet se gjatë arrestimit, ai ka pranuar se ka dërguar emaile në MPB, për gjoja se bomba të vendosura në disa institucione shkollore./Alsat/

You Might Also Like

Gjenden marihuanë dhe kokainë në Shtip, privohen nga liria tre persona, është ngritur kallëzim penal

Digjet vetura në një vend parkimi në Tetovë

Zjarr në kasolle bagëtishë në fshatin Gllogjë

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës

Aksident me katër automjete në rrugën Gostivar–Strazhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Nuk ka nevojë të tërhiqet ligji për arsimin e lartë, nuk ka shumë vërejtje, të gjitha kundërshtimet e arsyeshme do të pranohen
Next Article Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?