Edhe përkundër sasisë dhe fushëveprimit të punës dhe recesionit, që është shfaqur në Gjermani, nuk do të ketë lëshim nga puna në Kompanitë Gjermane në vendin tonë, siguron kryetarja e Dhomës Gjermane të Tregtisë në vendin tonë. Kjo është një periudhë kur është ulur porosia dhe prandaj fokusi i tyre është që kjo periudhë të shfrytëzohet për të realizuar trajnime të reja dhe investim në teknologji të reja.
“Në kuartalin e dytë të vitit 2025 pritet që të kthehemi në normalitet dhe përsëri të rritet aspekti i prodhimit. Ne si dhomë e kompanive gjermane nuk jemi të informuar se kompanitë gjermane planifikojnë shkurtim të vendeve të punës. Por, kanë planifikuar që të realizojnë trajnime të ndryshme për fuqinë e tyre punëtore, si dhe në sjelljen e teknologjive të reja.”, – deklaroi drejtoresha e Odës së Tregtarëve Gjermane, Antje Valdet.
Sipas kësaj ode preferohet se në këtë kohë të ndërpriten shpenzimet joproduktive, diversifikimi është i domosdoshëm dhe të hapen tregje të reja. Sipas Komunitetit të Biznesit, projeksioni i Qeverisë që është i planifikuar mbi 3 për qind nuk është diqka e pamundur, nëse merren parasysh investimet në infrastrukturë, përkrahja për vetëqeverisjen lokale.
“Nëse Qeveria vendos t’u ndihmojë Qeverive lokale dhe t’u japë kredi të lira, që të bëjnë investime dhe nëse kompanitë me këto kreditë e lira nga bankat, kanë mundësi të mirë dhe nëse investimet kapitale rriten në 800 milionë, atëherë mund të presim një rritje mbi 3 për qind.”, – theksoi kryetari i Odës Ekonomike të RMV-së, Branko Azeski.
Vendet e Ballkanit Perëndimor me një plan zhvillimi për vitin 2025 për të zbutur pasojat e recesionit gjerman, dhe për t’u ofruar tregut evropian, por është e nevojshme edhe largimi i barrierave për bashkëveprim.
Ekonomitë e vogla varen nga Evropa Perëndimore, si dhe nga politika e administratës amerikane pas zgjedhjes së Trampit, por edhe zgjedhjet në Gjermani, që do të ndikojë tek fryma e bizneseve gjermane.