By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%
EkonomiShqipëri

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

admin
Last updated: 10/08/2026 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Inflacioni u rrit në 3,4% në korrik 2026, nga 2,5% që ishte në të njëjtin muaj të vitit 2025, ndërsa krahasuar me qershorin, çmimet e konsumit u rritën me 0,2%.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, me një kontribut prej 1,18 pikë përqindjeje, të ndjekura nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me 0,83 pikë përqindjeje.

Në terma vjetorë, rritjen më të lartë të çmimeve e shënoi grupi “Transporti”, me 8%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,1%.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 3,5% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpisë u shtrenjtuan me 3,3%.

Nga ana tjetër, çmimet e veshjeve dhe këpucëve u ulën me 1,8%, ndërsa grupi “Informacioni dhe komunikimi” shënoi rënie prej 0,9%.

Krahasuar me qershorin 2026, rritjen më të madhe mujore e regjistroi transporti, me 4,7%. Rritje shënuan edhe çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,6%, “Argëtimi, sporti dhe kultura” me 0,4%, si dhe “Mobiliet dhe pajisjet e shtëpisë” me 0,3%.

Ndërkohë, në korrik çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ranë me 0,5% në krahasim me muajin paraardhës.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës
Next Article Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?