By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet me borxh prej 652 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet me borxh prej 652 milionë euro
Maqedoni

Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet me borxh prej 652 milionë euro

admin
Last updated: 14/05/2025 22:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet po notojnë në borxhe. Në tre muajt e parë të këtij viti kanë obligime të arritura, por të papaguara prej pothuajse 652 miliona eurove. Borxh kanë pothuajse të gjithë. Në listën e Ministrisë së financave janë 1 279 institucione – shtetërore dhe ndërmarrje publike, institucione shëndetësore, ndërmarrjet komunale, ministritë, komunat. 142 milionë euro nga borxhi i përgjithshëm i të gjithëve, janë për shpenzime operative – fatura për ujë, rrymë, ngrohje dhe të tjera. Ndërsa borxh kanë edhe për paga dhe kompensime për të punësuarit.

Borxhet janë rritur për 25.5 milionë euro në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2024. Atëherë borxhi i përgjithshëm i 1 255 institucioneve ka qenë 626 miliona euro.

Megjithatë, shqetësues është fakti që për vetëm një vit, institucionet kanë arritur ta rrisin borxhin për 161 milionë euro. Në tremujorin e parë të vitit 2024, borxhi i 1.306 institucioneve ishte 490,7 milionë euro.

Pesë debitorët më të mëdhenj janë ndërmarrjet shtetërore energjetike, si dhe hekurudhat. Nomagas ka borxh prej 88,4 milionë euro, ELEM mbi 59 milionë, ndërsa EMV distribuimi i ngrohjes 33,8 milionë euro. Nëse mblidhet borxhi i dy ndërmarrjeve të hekurudhës, ai arrin rreth 135 milionë euro.

Borxh ka edhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, në shumën prej 1,7 milionë euro. Ndërsa borxhi i institucioneve publike në sferën e shëndetësisë, për nevojat e klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente, është 25,5 milionë euro. Borxhet më të mëdha mes komunave i kanë Gostivari me 11,5 milionë euro dhe Tetova me 9,7 milionë euro.

Nga Ministritë në krye të listës është shëndetësia, me borxh prej 1.85 milionë eurove.

Nga borxhi i përgjithshëm prej pothuajse 652 miliona eurove, institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet më së shumti obligime të arritura por të papaguara kanë ndaj sektorit publik pothuajse 370 milionë euro. Ndërsa borxhi ndaj sektorit privat ka arritur 241 milionë euro.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stavrevski, Sllavevski, Angellovska-Bezhovska, Kadievska-Bojnoviq dhe Trenovski në garë të fortë për Guvernator të Bankës Popullore
Next Article Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?