By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stavrevski, Sllavevski, Angellovska-Bezhovska, Kadievska-Bojnoviq dhe Trenovski në garë të fortë për Guvernator të Bankës Popullore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stavrevski, Sllavevski, Angellovska-Bezhovska, Kadievska-Bojnoviq dhe Trenovski në garë të fortë për Guvernator të Bankës Popullore
MaqedoniTOP LAJM

Stavrevski, Sllavevski, Angellovska-Bezhovska, Kadievska-Bojnoviq dhe Trenovski në garë të fortë për Guvernator të Bankës Popullore

admin
Last updated: 14/05/2025 22:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Gara për guvernatorin e ri të Bankës Popullore po hyn në fazën përfundimtare. Mandati i guvernatores aktuale përfundon më 20 maj, që do të thotë se më 21 maj duhet të kemi guvernator të ri. Kryeministri, Hristijan Mickoski njoftoi se deri të premten do të përfundojnë konsultimet me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe do të dihet se kush do të jetë propozimi për njeriun e parë të institucionit më të rëndësishëm monetar, i cili sipas ligjit kujdeset që inflacioni të mos jetë i lartë dhe mbron vlerën e valutës sonë, denarit.

“Tashmë kemi biseduar me presidenten në lidhje me këtë temë. Ato bisedime pres që t’i vazhdojmë, deri në fund të javës do të kemi qëndrim të qartë. Pres të hënën të informohet Kuvendi, më datën 20 ka seancë, bisedova edhe me kryeparlamentarin për plotësimin e rendit të ditës së datës 20, kështu që afati do të respektohet”, tha Mickoski.

Sipas informacioneve favoritë kryesorë në VMRO-DPMNE është Zoran Stavrevski, ndërsa menjëherë pas tij është Trajko Sllaveski. Por kandidat serioz është edhe guvernatorja aktuale Angellovska-Bezhovska. Por mund të befasojnë edhe favoritët “nën hije”, që janë ish zv.guvernatorja Maja Kadievska-Bojnoviq dhe profesori i ekonomisë Borçe Trenovski.

Megjithatë kush do të jetë kandidatë, në fund pajtueshmëri do të duhet të japë edhe presidentja e shtetit e cila deri te Kuvendi parashtron propozimin për këtë funksion. Kryeministri Mickoski thotë se secili nga kandidatët që dëshirojnë mbështetjen e Qeverisë dhe partive në pushtet, do të duhet të angazhohen për kurs fiks të denarit, e jo për kurs fluktuues apo formim të lirë në raport me euron.

Në rast të mosrespektimit të afatit për zgjedhjen e guvernatorit të ri deri më 21 maj, guvernatorja aktuale vazhdon me kryerjen e detyrës deri në zgjedhjen e pasardhësit të saj ose deri te rizgjedhja e saj.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë
Next Article Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet me borxh prej 652 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?