Shkup, 11 nëntor – Po të mos ishim anetareësuar në NATO, tani në njefare mënyre do ishim pjesë e një konflikti të gjerë, vlerëson ish kryeministri dhe ministri i mbrojtjes në Maqedoni, Vllado Buçkovski në intervistën ekskluzive per Agjencinë e Lajmeve Zhurnal. Intervistën e zhvilluar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO” ua sjellim të plotë në vazhdim.
Zhurnal.mk: Prej kësaj perspektive, kur tashmë tre vite e gjysëm jemi vend anëtar, si e shihni Republikën e Maqedonisë së Veriut?
Buçkovski: Faktikisht tash e shohim se çfarë do të thotë NATO dhe cilat janë përfitimet e saj, duke parë agresionin rus ndaj Ukrainës vitin e kaluar, nga lufta që solli në prag të Luftës së 3 botërore, Maqedonia është më e sigurtë se para anëtarësimit në NATO, edhe pse atëherë askush nuk parashihte që do të vijë dhe eskalimi i marrëdhënieve mes botës perendimore dhe Rusisë, askush nuk e besonte se do të vijë një sulm agresiv rus ndaj një shteti Sovran siç është Ukraina por koha tregoi se strategjia që kishte bërë vendi është më e mira që na ndodhi në këto 30 vite pavarësi, duhet të na frymëzojë në rrugën drejt BE-së por në fakt ndodhi qytetarët të kenë barën më të madhe dhe të ndodhemi në një atmosferë tenzive kur edhe anëtarësimi në NATO sikur mos na kishin dhënë një energji të re në këtë rrugëtim të ri, mendoj se përqindja e qytetarëve nuk e din se sa është kontribut i madh anëtarësimi në NATO në këtë botë me turbulence që jetojmë.
Zhurnal.mk: A mund të na bëni një analizë se çfarë do të kishte ndodhur sot sikur mos ishim anëtarë të NATO-s?
Buçkovski: Nëse do flisnim hipotetikisht duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur në vitin e fundit nga fillimi i agresionit rus, shtete siç janë Suedia dhe Finlanda të cilat krenoheshin me atë se ishin në afërsi por nuk ishin anëtare dhe tash kërkuan që të jenë pjesë e kësaj ombrelle mbrojtëse, flasim se çfarë do të ndodhte në zemrën e Europës në Ballkan nëse nuk do ishim anëtare bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi, mendoj që të gjitha do të ishim pjesë e konfliktit të gjerë se shumë thjeshtë mund të parashihet edhe statusi i padefinuar i Kosovës, eskalimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit mendoj se do kishte pasoja të rënda andaj mendoj se edhe krahas anëtarësimit në NATO çështja e hapur dhe destabilizimi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe tentativat për minimin e marrëveshjes së Dejtonit, përzgjatja e formimit të qeverisë në Podgoricë, ka pasur gjasa që të jetë një lloj konflikti dhe mendoj që gjëja e vetme që ka bërë stabilizim është anëtarësimi në NATO dhe i vendit tonë.
Zhurnal.mk: A ka kërcënime dhe sfida tash kur jemi anëtarë?
Buçkovski: Ka, sigurisht që ka, nuk mund ne të jemi të bindur plotësisht se anëtarësimi ka mbaruar dhe mundësia për sfida të sigurisë me të cilat përballet bota dhe rajoni jonë, ju e dini se çfarë mund të kishte sjellë incidenti në Veri të Kosoveës me vrasjen e policit dhe tentative që përmes aktit terrorist të hap shumë dilemma për mënyrat se si mund të mbyllet konflikti, dhe tentative për ndarjen territorial mes vendeve dhe gjithë ajo që hap kutinë e Pandorës do të hapte shumë çështje tjera, tashmë jemi vend mik me NATO dhe BE në shumë sfida dhe në agresionin rus por dhe në krizën mes Palestinës dhe Izraelit, kriza e cila është në pjesën e Afrikës dhe gjithë kjo sjellë një jostabilitet për vendet anëtare dhe kërkon një kordinim më të madh dhe mendoj se vendi jonë shumë mirë po kordinohet dhe na bën me shumë respekt në këtë drejtim por mënyra që ofrojmë ndihmë në pjesën e Ukrainës dhe veriun e Kosovës e bën vendin tonë një partner strategjik.
Zhurnal.mk: Në këto turbulenca pjesë janë edhe lajmet e rrejshme, si i komentoni këto dhe si përballemi si vend?
Buçkovski: Lajmet e rrejshme janë bë hit në botë dhe në vete sepse lajmi duhet të ketë përmbajtje e jo gënjeshtra por edhe përkundër asaj që jetojmë përfshirë dhe rrjetet sociale dhe mediat online, vendi u bë e famshme sepse ishte në hartën edhe në sfidën mes Trump dhe Klinton sepse vendi ishte pjesë e sak i lajmeve të rrejshme e ne atë që pamë në marrëveshjen e Prepsës, propaganda ruse, referendumi, dhe lufta hibride në mënyrë moderne që duan të destabilizojnë rajonin siç ndodhi më parë në Mal të Zi, mendoj se veçanërisht agresioni rus e solli botën të përballet me propagandën e fortë që bëhet në bazë të lajmeve të rrejshme përmes lëshimit të lajmeve të tilla përmes mediave që pa vërtetuar nxjerin lajmet në mediat sociale që u treguan se janë të rëndësishme në kampanjat zgjedhore dhe gjithë kjo e bëri vendin në pozicion ku kordinimi me anëtaret tjera duhet të na bëj më të fuqishëm edhe pse nuk ishim të pregaditur për këtë krizë që duhej të ishim me tentativë më të madhe edhe pse kemi pasur raste që jemi munduar përmes projekteve të ndryshme të luftojmë këtë fenomen, ne si vend u përballëm vitin e kaluar të nivelizojmë mënyrën se si funksionon sistemi pas paralajmërimeve të bombave në shkolla, tregoi se gjithë rajoni ishte përballur me kërcënime që sjellin frikë dhe këtu mendoj se tek ne anëtarësimi në NATO na bënë të jemi të paktën 1-2 herë më të sigurtë se përpara se duhet të pranojmë që sistemi jonë nuk ishte pregaditur të përballemi me këtë lloj sfidë me kërcënime hibride që nuk ka lënë imune institucionet tona.
Zhurnal.mk: Sa mendoni se vendi jonë ishte e aftë në këtë drejtim, a duhet bërë ndonjë ndryshim?
Buçkovski: Mendoj që për këtë problem duhet të definojmë të gjithë por duke mos pasur rregullore në drejtim të portaleve që sipas analizave të fundit janë bërë shumë me ndikim dhe shohim se në mediat e shtypura mbetëm 3 vetëm dhe 2 tek shqiptarët, mediat elektronike e kanë ndikimin e saj por anketat e fundit flasin se portalet kanë ndikim e duke shfrytëzuar lirinë e tyre plasojnë lajme të cilat kanë ndikim destabilizimin e vendit përfshirë dhe vitin e kaluar tek plani francez, mendoj se do të kulminojë edhe në periudhën e ardhme në fazën e ndryshimeve kushtetuese dhe para zgjedhjeve dhe vendi është tash pjesë e lajmeve dhe kërcënimeve të ndryshme.
Zhurnal.mk: A mendoni se mund të përballemi me këto sfida?
Buçkovski: Mendoj se duhet të jemi të qartë se kemi para vetes një armik dhe se nëse nuk kemi koordinim të institucioneve me vendet partnere, këtu mendoj edhe në SHBA, e vështirë se vendi jonë mund të përballet me këto sfida dhe turbulenca me të cilat përballet mbarë vendi jo vetëm ne.