Shkup, 12 nëntor – Informatat e rrejshme janë kancer i demokracisë, vlerëson profesori universitar Naser Etemi në intervistën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni nē dezinformata, ne jemi NATO”.
Profesor Etemi thekson se NATO tanin dhe ne të ardhmen është garanci per sigurinë e Maqedonisë së Veriut, kurse institucionet tona mund të ndihmojnë në këtë drejtim edhe duke u angazhuar për sundimin e ligjit dhe duke luftuar korrupsionin.
Zhurnal.mk: A mendoni se qytetarët në Maqedoni janë të njoftuar me lajmet e rrejshme dhe për efektin e tyre negative?
Etemi: Lajmet e rreme gjithmonë kanë ekzistuar por vitet e fundit këto janë përhapur më shumë madje janë bërë dhe mënyrë e përfitimit nga qarqë të ndryshme, për sa dhe kemi ne kërkesë nga publiku për lajme të cilat ata kërkojnë ti dëgjojnë apo shohin mendoj se gjithmonë do kemi ofertë të tillë plus faktin se kemi një audiencë që nuk është e njoftuar për lëshimin e këtyre lajmeve prandaj do kemi edhe një masë më të madhe të interesimit për të lexuar këto lajme, keqinformimi nuk është vetëm problem mediatik por edhe çështje sigurie, këto lajme destabilizojnë veçanërisht vendet e Ballkanit në aspiratat të cilat duhet të arrijnë ato në integrime, cili regjion siç shihet se kemi situate krize dhe pikërisht në këto situate lajmi i rrejshëm më shumë ju besojnë njerëzit se sa një informimi zyrtar, prandaj pikërisht ndodh ajo që njerëzit i transmetojnë tek tjerët duke mos ju përkushtuar se sa janë të verifikuara e të sakta, kjo tregon se këto lajme janë si një ndikim i strukturave dashakeqëse për të destabilizuar aspiratat e këtyre vendeve, ndodh edhe për një situatë tjetër se internet shfrytëzohet lehtë dhe arrijnë që këto lajme të arrijnë edhe tek një audiencë milionëshe, mos harrojmë dhe faktin se këto lajme shfrytëzohet shumë dhe nga shërbimet e zbulimit të shumë shteteve fqinje dhe më gjerë, sot përballemi me një situatë që media është propagandë ashtu edhe nga partitë, qendra ekonomike etj. Mendoj se opinion është i njohur se hulumtimet e fundit që janë bërë se kush më shumë lëshon lajme të rreme, politikanët janë më së shumti pastaj mediat etj.
Zhurnal.mk: Si mund të mbrohemi nga lajmet e rreme?
Etemi: Mendoj se nga këto lajme të rreme për momentin do thoja se nuk kemi mënyrë që do të mbrohemi nga këto format e shpërndarjes, nga fakti se shpërndahen përmes internetit dhe vështirë se mund të kontrollohen, ajo që mund të bëhet kur ne biem në kontakt me lajme të ndryshme nuk duhet të pranojmë si të tilla dhe duhet menduar mendimi kritik dhe duhet të shohim nga kush vjen cila media dhe cilat media e kanë përcjellur etj, fatkeqësisht nuk ka asnjë metodë e cila do të ishte funksionale në rastet e tilla, është mirë të krijohet një rezistencë ndaj lajmeve të tilla tek njerëzit për të reaguar se sa është i vërtetë, këtu mendoj se sektori civil të ndikojë dhe të zbërthejë se kush është lajm i rrejshëm sepse janë kancer i demokracisë, qeveria dhe institucionet duhet të jenë më transparente dhe të ndajnë më shumë që mos krijojnë vakum që lajmi i rrejshëm të qarkullojë se shumë vështirë dhe lajmin e vërtetë nuk mund të vërtetojnë pastaj, sepse lajmi i keq arrinë shumë larg ndryshe nga lajmi i mirë, në shumë shtete kanë krijuar njësi të posaçme në aspektin legjislativ që do rregullon shpërndarjen e lajmeve të rreme por sadopak të kemi iniciativë nga do nisemi diku që të përshtatet pastaj më vonë, me rëndësi është që të punohet në arsim ku në programet shkollore të kemi tema se si duhet nxënësit të ballafaqohen me lajme të këtilla, Filandën e kemi shembull se si në shkolla ka pasur programe të ngjajshme, do të thoja që gjithë duhet të marim pjesë në luftën kundër lajmeve të rreme.
Zhurnal.mk: Cili është mendimi juaj se sa ka ndikuar NATO në përmirësimin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut?
Etemi: Mendoj se tek ne sigurua është në nivel dhe nuk shoh ndonjë kërcënim është e qëndrueshme por do të thoja se institucionet nuk duhet qëndruar duar kryq dhe nuk duhet të mendojnë se kemi situatë stabile dhe do jetë përgjithmonë, në këtë moment mendoj se duhet bërë dhe pasur kujdes në respektimin e ligjit dhe lufta kundër korupsionit dhe formave tjera të dëmshme të jetë më serioze dhe mendoj se vetëm në këtë mënyrë do kemi siguri dhe stabilitet, vendi duhet të qëndrojë në rrugën e saj europiane dhe mos devijojë nga ky kurs sepse elita politike nuk ofron opcion tjetër që do ishte e përshtatshme dhe mendoj se kemi situatë të garantuar se jemi nën ombrellën e NATO-s.
Zhurnal.mk: Sa mendoni se qytetarët janë të informuar nga përfitimet tashmë si vend anëtarë të NATO-s?
Etemi: NATO është organizatë më e fuqishme ushtarake dhe në fakt promovon vlera demokratike dhe ndikon në parandalimin e konflikteve, në fakt që jemi pjesë e saj mendoj se qytetarët këtu nuk mund të themi se sa janë të njohur me këto përfitime sepse për të dhënë përgjigje do ishte të bëhet hulumtim ku do të shihen se sa me të vërtetë janë të dukshme përfitimet mirëpo ndodhitë që kanë ndodhur në Ballkan dhe më gjerë kanë treguar se përfitimet janë shumë të mëdhaja, sot falë anëtarësimit mendoj se jemi më të sigurtë dhe më të lirë, strukturat destruktive që duan të bëjnë probleme nuk marin për guxim të veprojnë se e dinë që jemi pjesë e sistemit kolektiv e NATO, përfitim tjetër është fakit se sot mos harrojmë ndodhitë në dekada ku ne kemi arritur të jemi nga konsumues jemi edhe kontribues, kemi përmirësime tjera të shumta nëse bisedoni me ata që janë të punësuar në armatë shohin përmirësim të dukshëm në kushtet e punës dhe investime. Një ndër obligimet është dhe siguria e qytetarëve dhe kibernetike sepse kohës së fundit çështjet kibernetike janë mjaftë të ekspozuara ku kemi edhe situatat e kohës së fundit me shkollat dhe dua të them se kemi ndihmë nga atje për të mbrojtur, dhe fakti se sot dërgojmë një mesazh pozitiv tek investimet e huaja sepse nuk ekziston droja se a e plotësojmë parakushtin se a jemi të sigurtë apo jo, andaj investimet e huaja sipas të dhënave që i japin del se në 3 vitet e fundit investimet kanë shkuar deri në 1 milardë euro, e kjo është rezultat i të qenurit pjesë e këtij sistemi, andaj NATO është alternativa e vetme për të ardhmen dhe sigurinë.