By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe
Maqedoni

Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, bashkëkryetari i Vlen Izet Mexhiti, ka nderuar mësimdhënësit shqiptarë nga vendbanime të ndryshme të vendit, duke vlerësuar kontributin e tyre shumëvjeçar në zhvillimin dhe ruajtjen e arsimit në gjuhën shqipe.

Në aktivitetin e mbajtur sot në Shkup, Mexhiti theksoi se përtej vendimit historik të Kongresit të Manastirit për njësimin e alfabetit shqip, rëndësi të veçantë ka edhe puna e palodhshme e mësimdhënësve që, brez pas brezi, në klasat e tyre kanë bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të shprehen në gjuhën e tyre amtare.

„Kur flasim për 22 Nëntorin, kujtojmë Kongresin e Manastirit dhe vendimin që i dha shqipes një alfabet të përbashkët. Sot, këtu në Shkup, dua të flasim për atë që erdhi pas atij vendimi. Për punën që është bërë brez pas brezi në klasat tona, që fëmijët të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të shprehen në gjuhën e tyre“, u shpreh Mexhiti.

Ai veçoi praninë e mësimdhënësve nga Likova deri në Strugë dhe nga Çairi deri në Tetovë, duke theksuar se secili prej këtyre vendbanimeve ka historinë e vet të arsimit në gjuhën shqipe, ndërsa një pjesë e kësaj historie është shkruar pikërisht nga mësuesit që kanë edukuar dhe përcjellë gjenerata të tëra.

Mexhiti rikujtoi edhe sfidat me të cilat janë përballur mësimdhënësit ndër vite, kur sigurimi i një teksti shkollor në gjuhën shqipe apo hapja e një paraleleje kërkonte përpjekje të mëdha. Ai theksoi se veteranët e arsimit, tashmë në pension, mbajnë me vete kujtimet e atyre kohërave, por mbi të gjitha kujtimet e nxënësve që sot janë bërë pjesë e gjeneratave të reja të mësimdhënësve.

Duke folur për rëndësinë e profesionit të mësuesit, zëvendëskryeministri i parë solli edhe shembullin e një nxënësi që fillimisht heziton të lexojë para klasës, por falë durimit dhe besimit të mësuesit fiton guximin për ta bërë këtë vetë.

„Në atë ndryshim të vogël shihet sa vlen durimi i një mësuesi dhe sa shumë mund të bëjë besimi që i jep një fëmije“, theksoi Mexhiti.

Ai nënvizoi se mirënjohja ndaj mësimdhënësve duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi institucionale, duke theksuar nevojën për tekste cilësore në gjuhën shqipe, kushte të denja në shkolla dhe mbështetje të vazhdueshme për punën e tyre të përditshme.

Në fund, Mexhiti falënderoi publikisht të gjithë mësimdhënësit, si ata që tashmë janë në pension, ashtu edhe ata që vazhdojnë të japin mësim, për vitet e përkushtimit ndaj arsimit në gjuhën shqipe, duke u uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

„Faleminderit për çdo brez që keni mësuar, për çdo fëmijë që keni ndihmuar të fitojë besim në vete dhe për kujdesin me të cilin e keni bërë këtë punë. Urime Dita e Alfabetit Shqip!“, përfundoi Mexhiti.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm
Next Article Ish-kreu i policisë italiane gjendet i vdekur në banesën e tij, Gianni De Gennaro po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?