By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind
Kosovë

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

admin
Last updated: 13/11/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit, duke pretenduar se në disa raste çmimet e produkteve të prokuruara janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, rapoton Ekonomia Onine.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili tha se ka evidentuar tri raste ku, sipas tij, ka pasur rritje të mëdha të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

“Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, tha ai.

Ismaili kërkoi nga ministri Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke paralajmëruar se mosveprimi do ta bënte edhe ministrin përgjegjës për situatën.

“Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”, tha ai.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE
Next Article Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?