By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!
Maqedoni

Izet Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!

admin
Last updated: 05/02/2024 20:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Në edicionin e lajmeve qendrore në TV Alsat M, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mes tjerash tha: “Shqiptarët që moti janë përcaktuar për ndryshim në skenën politike, problemi ka qenë te opozita shqiptare që ska qenë e bashkuar dhe ska pas një program dhe vizion për bashkim.

Por kësaj rradhe duke qenë vetëkritik po e evitojmë dhe përmirësojmë këtë dobësi tonën dhe po bashkohemi ku fokus është fitorja dhe ndryshimi dhe jo vetëm ndërrimi i kësaj klike të korruptuar në pushtet, që do të thotë, do të bëjmë ndryshim në qasjen, ndryshim në qeverisje.

Motivi kyç i bashkimit të partive politike shqiptare nuk ka qenë për numra dhe pazare, por për të sjellë ndryshimin në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku në rend të parë do të jetë interesi i qytetarit shqiptar dhe për ta realizuar ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët”, ka deklaruar Mexhiti.

Izet Mexhiti mes tjerash tha: “Kësaj radhe ne jemi bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe Vetëvendosjen për parime, pra parimet janë ata të cilat na bashkojnë, kemi bërë shtyllat e programit me të cilat do të dalim para qytetarëve dhe dua të dërgoj një porosi të fuqishme deri tek shqiptarët dhe përkrahësit tonë, se gjithë kjo energji pozitive që kërkon ndryshim assesi nuk mund të prishet për një numër ose për një emër apo për një ngjyrë partiake. Kjo kauzë është shumë më e madhe se kush sa deputet do të ketë dhe se kush do të jetë deputet”, ka thënë Mexhiti.

Sipas Mexhitit ka një thënie – Popullit dhe ujit mos i dil përpara!

“Pra porosia jonë është se kësaj radhe ndryshimin nuk e duan vetëm subjektet opozitare, për ndryshim është përcaktuar populli shqiptarë, këtë e dëshmojnë edhe rezultatet nga 2011-ta e këndej, janë të evidentuara në KSHZ, pra populli ka vendosur për ndryshim dhe kushdo që do të përballet me popullin vetëm do të koritet dhe do të njolloset edhe më tepër”, ka thënë Mexhiti.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në RMV vdesin nga 10 njerëz në ditë nga kanceri, për citostatikët e vjedhur hetimet vazhdojnë!
Next Article FOTO LAJM / Aktivistë të ASH-së mblidhen para shtëpisë së Taravarit në shenjë solidarizimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?