By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike
Maqedoni

Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike

admin
Last updated: 25/09/2026 11:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – Bashkëkryetari i VLEN‑it, Izet Mexhiti, mori pjesë në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro‑Amerikane në Nju Jork, mes personaliteteve që prej vitesh punojnë për ta mbajtur të fuqishme lidhjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilli përfaqëson një zë të organizuar të komunitetit shqiptaro‑amerikan dhe angazhohet drejtpërdrejt me institucionet amerikane dhe Kongresin për çështjet që prekin shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe në gjithë rajonin.

Mexhiti theksoi se për shqiptarët kjo lidhje ka një rëndësi të veçantë, duke kujtuar se mbështetja amerikane për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve ka qenë vendimtare në periudha të rëndësishme të historisë. “Në momentet kur shqiptarëve u janë dashur miq të fuqishëm, i kemi pasur në Uashington”, u shpreh ai.

Ai vuri në dukje se sot shqiptarët në SHBA kanë arritur sukses në biznes, diplomaci, profesione të ndryshme dhe në jetën publike, ndërsa arritjet e tyre janë fuqi për shqiptarët kudo që jetojnë. Një diasporë e organizuar dhe e suksesshme, sipas Mexhitit, krijon më shumë hapësirë që interesat shqiptare të dëgjohen atje ku merren vendime të rëndësishme.

“Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është një nga lidhjet më të rëndësishme strategjike që shqiptarët kanë ndërtuar ndër dekada. Detyra jonë është ta ruajmë dhe ta forcojmë këtë miqësi, ndërsa potencialin e diasporës ta kthejmë në më shumë përfaqësim, bashkëpunim dhe mbështetje për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë”, deklaroi Mexhiti.

You Might Also Like

Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike

VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike

Miteva për vizitën në SHBA: Ndërtojmë partneritete dhe hapim mundësi për investime

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Regjim i veçantë trafiku në Shkup të dielën, do të mbahet garë vrapimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor
Next Article Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri
Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?