By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare në Gaza
Bota

Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare në Gaza

admin
Last updated: 27/07/2026 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tel Aviv, 27 korrik, Zhurnal.mk – Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar dje në mbrëmje kuadrin ligjor, që lejon hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, raportuan mediet izraelite.

ISF është pjesë e Bordi të Paqes, një strukturë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe synon të vendosë trupa ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Vendimi vjen para takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Trump, të planifikuar nesër në Uashington.

Sipas gazetës “Haaretz”, kabineti ka miratuar hyrjen e një force fillestare paqeruajtëse ndërkombëtare në një zonë të kufizuar të Rafahut, si pjesë e planit prej 20 pikësh të Trump për Gazën.

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, e cilësoi miratimin e Izraelit, si një hap vendimtar drejt stabilizimit të Gazës, mbështetjes së çmilitarizimit dhe kalimit të administrimit te një autoritet palestinez tranzitor.

Sipas “Jerusalem Post” dhe “Ynet”, faza e parë e planit parashikon një projekt pilot në Rafah, ku do të ndërtohen banesa të përkohshme për palestinezët.

Raportimet thonë se çdo person që dëshiron të jetojë në këtë zonë, do t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të sigurisë për t’u verifikuar, që nuk ka lidhje me grupin islamist palestinez Hamas.

Pas marrëveshjes së armëpushimit në tetor, Trump krijoi Bordin e Paqes si pjesë të një plani për paqen, pas dy vitesh lufte mes Izraelit dhe Hamasit.

Ky organ ka për detyrë të mbikëqyrë rindërtimin dhe sigurinë në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali: U konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane të vendit
Next Article Pentagoni përditëson bilancin e viktimave nga lufta me Iranin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?