By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli shpall fundin e veprimtarisë së konsullatës britanike në Jerusalem
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli shpall fundin e veprimtarisë së konsullatës britanike në Jerusalem
Bota

Izraeli shpall fundin e veprimtarisë së konsullatës britanike në Jerusalem

admin
Last updated: 08/10/2026 14:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Londër, 08 tetor, argument.mk/ – Izraeli deklaroi sot se konsullata britanike në Jerusalemin Lindor ka ndaluar së funksionuari, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, për të ndaluar tregtinë me vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që konsiderohen të paligjshme.

Megjithatë, ministri i Jashtëm britanik Ed Miliband këmbënguli se ndërtesa nuk do të mbyllet.

Ai tha se ajo do të quhet “Misioni i Britanisë së Madhe” dhe se disa punonjës do të tërhiqen për të garantuar sigurinë e tyre.

Muajin e kaluar, Izraeli kërcënoi se do ta mbyllte konsullatën, e cila përfaqëson Britaninë e Madhe në Territoret Palestineze të Pushtuara, brenda 30 ditësh nga njoftimi i BM-së për sanksionet. Ky vendim shkaktoi një përplasje diplomatike mes dy vendeve.

Ndërsa afati përfundoi sot, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar tha se konsullata britanike në Jerusalem, i ka dhënë fund sot veprimtarisë së saj. Simboli që identifikonte ndërtesën si konsullatë u hoq.

Sa’ar shkroi në rrjetin social X se konsulli i përgjithshëm dhe 19 diplomatë britanikë, do të përfundonin detyrën dhe do të largoheshin nga Izraeli.

Ai pranoi se ndërtesa i përkiste qeverisë britanike, por theksoi se Izraeli kishte lejuar që aty të punonte një grup prej vetëm shtatë diplomatësh.

Sipas tij, ndërtesa nuk do të funksiononte më si konsullatë dhe se pjesa tjetër e stafit, do të kishte kompetenca shumë të kufizuara.

Sa’ar pretendoi gjithashtu se vitet e fundit, nuk kishte pasur dialog të vërtetë me ministrat britanikë, pavarësisht bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.

“Ne nuk donim të arrinim deri këtu, por veprimet e qeverisë britanike të Partisë Laburiste na sollën në këtë pikë”, tha Sa’ar.

Britania e Madhe: Konsullata nuk është mbyllur

Por, Ministria e Jashtme britanike këmbënguli se “Misioni Britanik” nuk e ka humbur statusin diplomatik dhe se ndryshimi kryesor është emri, ndërsa një pjesë e stafit është larguar.

Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband tha se Britania e Madhe nuk pranon që qeveria izraelite të ketë të drejtën ligjore, për të mbyllur konsullatën britanike në Jerusalem, e cila ekziston prej afro 200 vitesh.

Ai përsëriti qëndrimin e vjetër të qeverisë britanike, se Jerusalemi Lindor është territor i pushtuar.

Sipas tij, pas bisedimeve me qeverinë izraelite, ndërtesa e konsullatës nuk do të mbyllet, por nga sot do të quhet “Misioni i Britanisë së Madhe, Jerusalem”.

Miliband tha se misioni do të vazhdojë të funksionojë dhe të ofrojë shërbime të rëndësishme, si dhe të punojë me popullin palestinez.

Ai shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjen me dy shtete, krijimin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.

Megjithatë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e stafit, Britania e Madhe ka tërhequr përkohësisht disa punonjës dhe familjet e tyre.

Miliband tha se Britania e Madhe synon të rrisë përsëri praninë e saj diplomatike, në muajt e ardhshëm dhe se nuk do të ndërmarrë një masë të ngjashme kundër Izraelit ndërsa bisedimet vazhdojnë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit
Next Article Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?