By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo zyrtarisht mësohet se Mickoski merr shëndetësinë dhe integrimet, jep sportin dhe kulturën, drejtësia pritet t’i takoj VLEN-it, ndërsa ZNAM-it i ngel bujqësia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jo zyrtarisht mësohet se Mickoski merr shëndetësinë dhe integrimet, jep sportin dhe kulturën, drejtësia pritet t’i takoj VLEN-it, ndërsa ZNAM-it i ngel bujqësia
Maqedoni

Jo zyrtarisht mësohet se Mickoski merr shëndetësinë dhe integrimet, jep sportin dhe kulturën, drejtësia pritet t’i takoj VLEN-it, ndërsa ZNAM-it i ngel bujqësia

admin
Last updated: 24/06/2026 15:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Shëndetësia për drejtësinë, integrimet në BE për sportin, socialja për kulturën, si dhe vendi i Ivan Stoiljkoviq në Ministrinë për Marrëdhënie me Komunitetet për VLEN, sipas informacioneve të TV 24 kjo është përcaktuar fillimisht pas takimit të djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dyshes Izet Mexhiti e Bilall Kasami. Për më tepër, tek VLEN mbeten edhe ekonomia dhe mjedisi, të cilat nuk kanë hyrë fare në negociatat për rotacion. Edhe pse nga VLEN kanë insistuar për arsimin, kryeministri ka qenë i prerë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky resor, i cili mbetet tek ministrja Vesna Janevska, raporton TV24, transmeton Zhurnal.

Vendin e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë e mban Mickoski, ndërsa mbeten edhe posti i zëvendëskryeministrit për sistemin politik si dhe ai pa resor për Shaban Saliun, i cili sipas TV 24 pritet të largohet përfundimisht, diçka që kryeministri e kishte paralajmëruar që kur Saliu u akuzua për zjarrin në Koçani. Kjo do të thotë se, siç raportoi TV 24 dje, përveç Fatmir Limanit, Igor Filkovit dhe Arben Fetait do të largohen edhe Borko Ristevski, Zoran Ljutkov dhe me gjasë Azir Aliu, ndërsa Bekim Sali pritet të bëj rotacion. Ende mbetet e paqartë nëse kryeministri do t’i falënderojë Ivan Stoiljkoviqin apo do t’i ofrojë një post të ri.

Sipas burimeve të TV 24, edhe pse tek VLEN tashmë planifikojnë një ekspert për drejtësinë, një funksionar i VMRO-DPMNE thotë se ky resor është ende në vakum, megjithatë më afër për t’i kaluar VLEN-it sesa atyre. Sipas të njëjtit funksionar, në qeverinë e rikonstruktuar të Mickoskit do të ketë vend edhe për Partinë Demokratike të Turkëve. Nga ana tjetër, sonte në takimin me Maksim Dimitrievskin, siç raportoi TV 24 dje, në tavolinë do të jetë oferta për bujqësinë resor nga i cili për arsye personale do të largohet Cvetan Tripunovski. Për karrigen e tij tashmë përmendet emri i sekretarit shtetëror në ministri. Zyrtarisht, të gjitha partitë thonë vetëm se negociatat janë në vazhdim. Mickoski ka paralajmëruar se më 1 korrik propozimi do të hyjë në Kuvend.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën
Next Article Mickoski: Me “Vezilka” qasje në infrastrukturën evropiane për inteligjencën artificiale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?