By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jorida Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Jorida Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme
Shqipëri

Jorida Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme

admin
Last updated: 09/11/2024 17:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimin për përballjen e qytetarëve shqiptarë me rritje të lartë të çmimeve, ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten shumë të ulëta për të mbuluar nevojat bazë të jetesës.

Sipas Tabakut, inflacioni ka goditur rëndë familjet shqiptare, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë me 55% për shkak të asaj që ajo e cilësoi si “inflacion socialist”.

Tabaku theksoi se rrogat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Ju blini çdo ditë më shtrenjtë bulmetin, mishin, zarzavatet dhe çdo produkt të pazarit ditor,” shprehet ajo, duke shtuar se 40% e të ardhurave familjare shkojnë vetëm për ushqim, ndërsa pjesa tjetër mbulojnë faturat e rritura të energjisë dhe ujit, dhe shpenzimet për qiranë e përditshme.

Një tjetër pikë e theksuar nga Tabaku ishte hendeku në rritje mes shpenzimeve bazë dhe pensioneve, të cilat, siç thotë ajo, nuk arrijnë të mbulojnë as një të dhjetën e nevojave të përditshme të pensionistëve.

“Një model ekonomik që duhet ndryshuar, duhet të mbështesë sektorë si Arsimi dhe Shëndetësia që duhet të promovojë sektorë si industria që janë në rënie, si Bujqësia që janë në rënie e nuk duhet t’i japë frymë ndërtimit që vjen nga paratë e pista”- tha Tabaku.

Sipas deputetes së PD shqiptarët duhet të largojnë këtë sistem të kompromentuar që nuk i shërben atyre por një pakice.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article LDK prezanton disa nga emrat e kandidatëve për deputetë, në mesin e tyre edhe dy kryetarë komunash
Next Article Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?