By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura
Shëndetësi

Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura

admin
Last updated: 09/11/2024 17:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Disa nga sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme janë përhapur edhe më shumë vitet e fundit në Shqipëri, kryesisht tek të rinjtë. Sipas mjekëve, rastet me sifiliz janë katërfishuar pas pandemisë.

“Nga viti në vit 2022-2024 kemi një rritje shumë të madhe të rasteve, sidomos me sifiliz që duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të ISHP. Vjet nga 116 raste të reja me HIV të diagnostikuar me HIV, mbi 28 raste prej tyre ishin me Sifiliz, mbi 15%. Këto pacientë shumica prej tyre djem të rinj, meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkujt.”, shprehet mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.

Sipas bluzave të bardha, përhapja më e madhe vjen për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura tek adoleshentët dhe nga ulja e moshës së aktivitetit seksual për ta.

“Deputimi i hershëm seksual, marrëdhëniet e pambrojtura, partner të rastësishëm, janë kryesorë që çojnë në shtimin e sëmundjeve SST”, shtoi mjeku.

Në shumicën e familjeve shqiptare ende mbetet tabu biseda prindër-fëmijë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat e mbrojtjes.
“Ende s’kemi fol për këto tema, djalin e kam 9 vjeç”.

Edhe në shkolla trajtimi i këtyre temave nuk ka ndryshuar shumë.

“Kam dëgjuar në shkollë për SST nga mësueset më shumë. Nuk di për metodat e mbrojtjes nga SST”.

Me prindërit nuk mbaj mend të kemi folur konkretisht për këtë gjë”.

“Sigurisht tek ne temat që lidhen me intimitetin është e vështirë për tu trajtuar, sepse një pjesë e madhe e jona e kemi krijuar të plotë procesin e formimit brenda shtëpisë, brenda familjes dhe vazhdojmë jetojmë me prindër dhe kemi qenë edhe jemi të ndikuar nga botëkuptimi i prindërve tanë dhe ndaj është e vështirë që tema të tilla të trajtohen”, thekson sociologia Entela Binjaku.

Ekspertët rekomandojnë që për këto tema të punohet më shumë me adoleshentët si në familje, dhe në institucionet e edukimit.

“Duhet të rishohim strategjitë tona të edukimit seksual tek të rinjtë qoftë në ambientet e shkollës por, edhe ekstrakulikulare duke futur metodat e reja inovative siç është metodat sociale, ku siç përdoren për të shtuar sjelljet e rrezikshme seksuale, duhet të shfrytëzohen po këto metoda për ti mbrojtur”, theksoi mjeku Arjan Harxhi.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jorida Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme
Next Article Njëri nga 8 emigrantët që arritën në Shqipëri, mund të kthehet sërish në Itali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?