By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare
Sport

Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare

admin
Last updated: 18/11/2026 10:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Juan Mata ka zyrtarizuar pensionimin nga futbolli në moshën 38-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati për gati dy dekada në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Mesfushori ofensiv spanjoll e mbyll karrierën pas dy sezoneve të fundit në Australi, ku ishte pjesë e Western Sydney Wanderers dhe Melbourne Victory.

Mata ishte një prej protagonistëve të gjeneratës së artë të futbollit spanjoll, që dominoi skenën ndërkombëtare nga viti 2008 deri në vitin 2012. Me fanellën e Spanjës, ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2012.

Edhe në nivel klubesh, spanjolli la gjurmë të rëndësishme, duke luajtur për skuadra të mëdha si Valencia, Chelsea dhe Manchester United.

Me Valencian fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2008, përpara se të transferohej në Angli, ku do të përjetonte disa prej momenteve më të mëdha të karrierës së tij.

Te Chelsea, Mata fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012 dhe Ligën e Evropës një vit më vonë. Këtë të fundit e fitoi sërish në vitin 2017, kësaj radhe me Manchester Unitedin.

Në këtë mënyrë, 38-vjeçari i jep fund një rrugëtimi të mbushur me trofe dhe suksese të mëdha, duke lënë pas një karrierë që përfshin titujt më prestigjiozë në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

You Might Also Like

Agjenti i Guardiolës zbulon ofertat nga Arabia Saudite dhe vendimin e trajnerit

Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës

Zyrtare: Arda Guler nënshkruan kontratë afatgjate me Real Madridin

Gjëja më bezdisëse nga Kupa e Botës 2026 do të mbetet në përdorim edhe për Kupën e Botës të ardhshme

Rezultatet e dobëta i kushtojnë Kosovës, “Dardanët” pësojnë rënie në renditjen e FIFA-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme nga grupe terroriste dhe kriminelë”, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarm sigurie për shtetasit e saj
Next Article SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?