By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë
Bota

SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë

admin
Last updated: 18/11/2026 10:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 18 nëntor, argument.mk/ – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve të artilerisë raketore me lëvizshmëri të lartë HIMARS (M142) për Shqipërinë, së bashku me pajisjet dhe shërbimet mbështetëse. Vlera e përgjithshme e kësaj pakete ushtarake parashikohet të jetë 210 milionë dollarë.

Sipas njoftimit për shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake jashtë vendit, qeveria shqiptare ka kërkuar blerjen e dy sistemeve HIMARS, gjashtë pakove me raketa të drejtuara GMLRS M31A2, gjashtë pakove me koka luftarake alternative GMLRS M30A2, si dhe të tetë sistemeve për shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave taktike të artilerisë (IFATDS).

Paketa përfshin gjithashtu, dy automjete të blinduara me shumë funksione dhe lëvizshmëri të lartë (HMMWV), pajisje komunikimi, sisteme navigimi, mjete transporti dhe furnizimi, pjesë këmbimi, pajisje mirëmbajtjeje, mjete testimi, si dhe shërbime trajnimi dhe asistence teknike.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo shitje synon të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së, përmes forcimit të sigurisë së një vendi aleat në NATO.

Në njoftim theksohet se pajisja e Shqipërisë me këtë kapacitet, do të përmirësojë aftësinë e saj për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme, duke i siguruar Forcave të Armatosura mundësi për goditje precize në distanca të gjata.

Sipas palës amerikane, ky kapacitet do t’i mundësojë Shqipërisë të parandalojë, neutralizojë dhe shkatërrojë kërcënimet e mundshme, si dhe të rrisë kontributin e saj në planet e mbrojtjes së NATO-s.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Forcat e Armatosura shqiptare nuk do të kenë vështirësi në integrimin e këtyre pajisjeve dhe shërbimeve në strukturat e tyre. Gjithashtu, shitja e propozuar nuk pritet të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon dhe nuk do të ketë ndikim negativ në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së.

Kontraktori kryesor për këtë marrëveshje të mundshme do të jetë kompania amerikane “Lockheed Martin”, me seli në Grand Prairie, Teksas. Deri në këtë fazë, qeveria amerikane nuk ka dijeni për ndonjë marrëveshje kompensimi industrial, të propozuar në kuadër të shitjes.

Zbatimi i programit do të kërkojë udhëtime në Shqipëri të deri në 15 përfaqësuesve të qeverisë amerikane dhe 15 përfaqësuesve të kompanisë kontraktore, rreth dy herë në vit, për të mbështetur administrimin e programit, instalimin dhe dorëzimin e pajisjeve, si dhe trajnimet.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare
Next Article “Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?