By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme nga grupe terroriste dhe kriminelë”, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarm sigurie për shtetasit e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme nga grupe terroriste dhe kriminelë”, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarm sigurie për shtetasit e saj
Shqipëri

“Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme nga grupe terroriste dhe kriminelë”, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarm sigurie për shtetasit e saj

admin
Last updated: 18/11/2026 10:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë në të gjithë Evropën, në prag të festave të fundvitit.

Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për rrezikun e mundshëm të sulmeve terroriste dhe kriminalitetit në vendet me grumbullime të mëdha njerëzish, si tregjet, qendrat tregtare, nyjet e transportit dhe aktivitetet festive.

Gjithashtu, qytetarët amerikanë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave, grevave dhe kërcënimeve të rreme për bomba, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në disa vende evropiane, raporton Tch.

Alarm sigurie: Ambasada e SHBA-së në Tiranë, 18 nëntor 2026

Vendndodhja: Në të gjithë Evropën

Ngjarja: Me afrimin e sezonit të festave, qytetarët amerikanë këshillohen të qëndrojnë vigjilentë ndaj mjedisit përreth dhe të tregojnë kujdes për sigurinë personale, si dhe të jenë të vetëdijshëm për situatat që mund të paraqesin rrezik.

Grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe aktivitetet publike mund të përbëjnë objektiva të mundshëm për grupet terroriste dhe kriminelët. Terroristët, përfshirë edhe individë që veprojnë të vetëm, mund të kryejnë sulme me pak ose aspak paralajmërim, duke shënjestruar vende turistike si tregjet, nyjet e transportit, qendrat tregtare, vendet e adhurimit fetar dhe hapësira të tjera publike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë festivaleve dhe aktiviteteve festive, si dhe në vende të tjera ku ka grumbullime të mëdha njerëzish. Vizitorët në zonat turistike të mbipopulluara dhe të frekuentuara duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mjedisit përreth dhe të ndjekin gjithmonë udhëzimet e policisë dhe të autoriteteve të emergjencave.

Ndërprerjet e udhëtimeve dhe të jetës së përditshme mbeten të mundshme në të gjithë Evropën gjatë sezonit të festave. Grevat dhe protestat janë shënuar me frekuencë më të lartë gjatë muajve të fundit. Në nëntor, kërcënime të rreme për bomba kanë shënjestruar aviacionin civil në disa vende evropiane, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve.

Amerikanët këshillohen të ndjekin lajmet lokale gjatë udhëtimeve jashtë vendit për festat, në mënyrë që të informohen mbi ngjarjet ose zhvillimet lokale që mund të shkaktojnë ndërprerje të transportit apo të jetës së përditshme.

Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen jashtë vendit të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (Smart Traveler Enrollment Program – STEP), për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë për destinacionet ku ndodhen.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Luis Suarez flet hapur për të ardhmen e tij dhe Lionel Messit
Next Article Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?