By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Shqipëri

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

admin
Last updated: 10/08/2026 13:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e cila shënon një fluks të lartë sa i takon numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ishte sot pranë Albcontrol, ku u njoh nga drejtori Dritan Isaku, me të gjithë procesin që po bëhet për menaxhimin e fluksit të fluturimeve, si dhe masat e marra për të garantuar një proces pa problematika dhe vonesa.

Isaku bëri të ditur se prej muajit janar dhe deri në korrik janë përpunuar rreth 242 mijë fluturime, 11% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat, duke shtuar edhe stafin, për t’iu përgjigjur fluksit në rritje.

“Në dy-tre vitet e fundit, për shkak të rritjes së trafikut në aeroportin e Tiranës, ky sektor ka pasur një ngarkesë të shtuar. Kemi marrë masa dhe me shtimin e stafeve për përballimin e sezonit dhe për përballimin e të gjithë situatave, qoftë të pazakonta ose emergjente, të cilat edhe mund të ndodhin, por për momentin nuk kemi patur asnjë problematikë”, tha Isaku.

Aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) klasifikohet si aeroporti me ngarkesën më të madhe në Ballkan.

Ministri Karakaçi tha se vit pas viti Shqipëria po regjistron shifra rekord sa i takon aviacionit civil, i cili nga ana e tij po i përgjigjet të gjithë këtij fluksi në mënyrë më të mënyrë duke mos sjellë asnjë vonesë në përpunimin e pasagjerëve.

“Ne vazhdojmë përsëri me rritjen e trafikut ajror. Nga viti në vit kemi rritje. Edhe këtë vit, në krahasim me vitin 2025, si për kategorinë e ulje-ngritjeve nga aeroporti i Tiranës, ashtu edhe për trafikun që kalon mbi kufirin shqiptar, kemi një rritje dyshifrore. Dhe po ashtu është edhe shumë evidente në fakt, që duhet theksuar, që edhe puna shumë e mirë e menaxhimit të aeroportit të Tiranës, pasi në këtë 6-mujor që ne kemi shifrat zyrtare, kemi një numër pasagjerësh pothuajse mbi 17% të zbritur në aeroportin e Tiranës, rreth 6 milionë dhe për ta krahasuar me vitin 2025 kemi rreth 900 mijë pasagjerë më shumë. Konfirmim i trendit të rritjes së menaxhimit të aeroportit, por edhe atë çfarë është evidente në të gjithë Shqipërinë, i fluksit të rritjes së turistëve dhe i menaxhimit të mirë që bëhet në aeroportin e Tiranës”, tha Karakaçi.

Të gjitha shifrat, shtoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, dëshmojnë edhe një herë se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. “Ne po vazhdojmë rritjen vit pas viti në industrinë e aviacionit civil. Dhe kjo vjen shumë qartë për shkak të politikave të Qeverisë Shqiptare në aviacionin civil që kanë bërë të mundur edhe diversifikimin e operatorëve dhe linjave të trafikut ajror, duke krijuar kështu edhe mundësi më të mira për turizmin, por edhe mundësi për ndërlidhje më të mira ekonomike ndërmjet shteteve, pasi linjat ajrore intensifikojnë marrëdhëniet mes shteteve”, nënvizoi Krakaçi.

Një element i rëndësishëm është edhe rritja e numrit të desitacioneve të cilat kanë sjellë në Shqipëri turistë dhe vizitorë nga shumë vende të botës të cilët tashmë kanë mundësi ta aksesojnë vendin tonë përmes linjave direkte të fluturimeve.

You Might Also Like

Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj

Debati për pagat, Sadushi: Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht

PD: “TIMAK Defence” fatura del para procedurës, thesari pagoi 8.6 milionë lekë

Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestë e re e bujqve në Strumicë
Next Article Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?