Kumanovë, 29 qershor Zhurnal.mk – Katër persona kanë përfunduar në spital pasi u përfshinë në një përleshje fizike mes dy grupeve në qendër të Kumanovës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 03:00, para një qendre tregtare në rrugën “Goce Dellçev”, pas një debati verbal ka shpërthyer një përleshje mes A.T., M.T. (29), P.Z. (39) dhe I.S. (34), të gjithë nga Kumanova, si dhe dy burrave dhe dy grave të tjera.
Rasti është denoncuar në SPB Kumanovë në orën 04:46.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar M.T., P.Z., I.S. dhe A.T., të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Policia ka njoftuar se po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij.

