By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën
Opinione

Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën

admin
Last updated: 05/03/2024 22:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Blerim Shala

‘Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur, si do ta bëni, pikë’.

Kjo ishte fjalia e shkurtër, e prerë, kategorike pra, e shkëputur nga një intervistë të cilën javën e kaluar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dha televizionit kinez CGTN, me seli në Pekin.

Nuk duhet të jesh edhe aq i informuar politikisht, për të kuptuar se kujt dhe çfarë porosie i dërgoi lideri serb me këtë fjali, e cila në vete, e shfaq edhe mundësinë që Kina me luftë ta pushtojë dhe integrojë Tajvanin.

Ky variant, i marrjes me luftë të Tajvanit, siç dihet, kundërshtohet në mënyrë të vendosur nga Administrata e Presidentit Biden. Për më shumë, teksa në rastin e Ukrainës, Amerika ka mohuar në vazhdimësi mundësinë që të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën e shkaktuar nga agresioni i Rusisë  (në muajin shkurt të vitit 2022), kur flitet për Tajvanin, Washingtoni zyrtar është shprehur hapur në favor të mbrojtjes së këtij ishulli nga agresioni eventual kinez.

Pra, çfarë deklaroi Vuçiq për këtë televizionin kinez, realisht, është në kundërshti të plotë me politikën zyrtare amerikane në nivelin global, kur dihet që Kina është sfiduesja kryesore e Amerikës sa i përket rendit ndërkombëtar.

Në anën tjetër, kur Vuçiq e tha ‘Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur, si do ta bëni, pikë’, pa dyshim që ai e kishte në mendje këtë fjali edhe kur bëhet fjalë për raportet e Serbisë me Kosovës. Pra, në këtë rast, pohimi dëshiror i liderit serb do të dukej kështu: ‘Kosova është Serbi dhe varet nga ne se çfarë, kur, si do ta bëjmë, pikë’  (kur do ta rimarrim apo ripushtojmë Kosovën).

Nëse dikush do të shtojë këtu që ky është një konkludim paska i shpejtuar, apo që Presidenti i Serbisë ia ka dedikuar këtë qëndrim vetëm relacioneve të Kinës me Tajvanin, një tjetër mendim/ qëndrim i Vučićit, i thënë publikisht para disa javësh në një televizion nacional serb, e konfirmon në formën më brutale të mundshme se çka mendon ai për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Vučić e pa të udhës që në këtë intervistë të flasë për ’durimin strategjik’ të Azerbeixhanit, për ta marrë provincën e Nagorno-Karabakhut, e cila e banuar me një shumicë armene, ishte ndarë nga pushteti i Azerbeixhanit, qysh nga ajo shpërbërja e Bashkimit Sovjetik  (në vitin 1991).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dihet që vitin e kaluar, Baku zyrtar me një supremaci ushtarake arriti ta kthejë kontrollin mbi Nagorno-Karabakh, teksa të thuash e gjithë popullata lokale armene u shpërngul në Armeninë fqinje.

Kjo çfarë ndodhi andejpari, duket që ka ndikuar që Armenia të dalë nga ’orbita’ e sigurisë së përbashkët me Rusinë, dhe që t’i afrohet Aleancës Veri-Atlantike.

Por, t’i kthehemi Presidentit të Serbisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Paralelet historike dhe politike këtu ishin fare evidente. Për Presidentin e Serbisë, shembulli i Azerbeixhanit është ai që duhet ndjekur nga ana e tij dhe pushtetit të Serbisë.

Herët a vonë pra, Serbia do të mund të forcohet aq shumë ushtarakisht  (ndërsa ky ka harxhuar buxhet të madh të shtetit të vet për ta armatosur Ushtrinë e Serbisë), saqë me Kosovën do t’ia bënte si Azerbeixhani me Nagorno-Karabakhun, apo si do t’ia bëjë  (në një të ardhme), Kina me Taivanin.

Natyrisht, ky mendim i Vučićit përplaset në mënyrë direkte me politikën amerikane, atë të BE-së dhe të Aleancës Veri-Atlantike, rreth Kosovës dhe sigurisë në këtë anë të Evropës.

Nuk ka kurfarë dyshimi që këto prononcime të Presidentit të Serbisë janë tej mase shqetësuese, sepse dëshmojnë që Beogradi zyrtar nuk është i gatshëm të heq dorë nga mjetet ushtarake në ’zgjidhjen’ e raporteve të Serbisë me Kosovën, edhe pse ai e di mirë që diçka e tillë as sot dhe as kurrë, nuk është e mundur kur dihet që Kosova është nën mbrojtjen e trupave të Paktit NATO  (KFOR-it).

Megjithatë, nëse Vuçiq shprehet kështu sa për ta dalldisur edhe më shumë opinionin e vet publik  (i cili mbahet në gjendje të dalldie të vazhdueshme nacionaliste prej anës së tij, veçmas në vitet e fundit), dhe për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin e tij, (këtë vlerësim e kanë një numër i politikanëve dhe diplomatëve perëndimor), kjo nuk do të thotë që e tëra nuk ka pasoja evidente, apo që Vučićin nuk duhet marrë seriozisht. Përkundrazi.

You Might Also Like

Një hakmarrje e ftohtë ndaj SHBA për injorimin e “non grata”-s

Afrim Fidani – Zgjedhja e duhur në majë të drejtësisë, edhe në pritje të betimit

Dr. Alimehemeti duhet të refuzojë një mandat që synojnë t’ia vjedhin partisë “Mundësia”

Kriza institucionale dhe sfidat e kushtetutshmërisë në Kosovë: një analizë politologjike

Ka rreze shprese: Gaza, Izraeli dhe bota po kërkojnë me ngulm një opozitë ndaj Netanyahut  

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës
Next Article Protesta e profesorë doktorave pa studentë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?