By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këtë vit u raportuar 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët dhe asnjë rast dhune onlajn, përveç me të rinjtë, duhet të punohet edhe me prindërit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këtë vit u raportuar 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët dhe asnjë rast dhune onlajn, përveç me të rinjtë, duhet të punohet edhe me prindërit
Maqedoni

Këtë vit u raportuar 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët dhe asnjë rast dhune onlajn, përveç me të rinjtë, duhet të punohet edhe me prindërit

admin
Last updated: 25/02/2026 15:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Gjithsej 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët janë raportuar në Ministrinë e Arsimit, por nuk është raportuar asnjë rast i dhunës përmes internetit, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, para nxënësve aktivistë, të cilët prezantuan iniciativat e tyre për një mjedis dixhital më të sigurt dhe raportimin e bullizmit kibernetik. 

Sipas nxënësve, dhuna onlajn ekziston, por, siç thonë nga zyra e UNICEF-it në Shkup, deri më tani nuk është raportuar zyrtarisht asnjë rast i tillë.

“Gjithsej 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët janë raportuar në Ministrinë e Arsimit, por nuk është raportuar asnjë rast i dhunës onlajn, ndërsa ju thoni se ka. Do t’ju inkurajoja, nëse mendoni se mund t’ju ndihmojmë, ndërsa ne mundemi, kur të hasni një dhunë të tillë, ta raportoni atë sepse ne kemi shërbime profesionale që do të punojnë me shërbimet shkollore dhe mësimdhënësit, ndërsa nëse është e nevojshme me autorin, si dhe me viktimën, nëse na kontaktojnë. Jini urë lidhëse midis internetit dhe shërbimeve profesionale. Inkurajoni bashkëmoshatarët tuaj sepse e kuptoj që ju e kuptoni njëri-tjetrin më shumë, që të rinjtë kanë nevojë për të rinj, por mos i përjashtoni të rriturit. Ndonjëherë edhe ato mund të jenë të dobishme”, potencoi ministrja Janevska.

Sipas ministrit të Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, i cili gjithashtu dëgjoi edhe iniciativat e nxënësve aktivistë, tha se, përveç punës me të rinjtë, në lidhje me bullizmin kibernetik është shumë e rëndësishme të punohet edhe me prindërit. 

“Shpesh e përsërisim fjalinë që prindërit nuk mësohen të merren me dhunën kibernetike dhe bullizmin-kibernetik sepse ndoshta kjo nuk ekzistonte në kohën  kur ata po rriteshin dhe po arsimoheshin. Tani është një kohë më ndryshe, e cila sjell këtë sfidë të madhe. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të punohet me prindërit, por edhe me të gjithë partnerët – shkollat, edukatorët, bashkëpunëtorët profesionalë dhe, sigurisht, mbi të gjitha me të rinjtë. Ne e kemi realizuar projektin ‘Qendra për një internet më të sigurt’ dhekëto mësime i mësuam vitin e kaluar, por projekti vazhdon. Si institucione, ne jemi në dispozicionin tuaj për të gjitha këto çështje që ju i inicioni”, theksoi Andonovski.

Siç informoi Aleksandra Ivanovska nga zyra e UNICEF-it në Shkup, në përgjithësi nuk ka raportime zyrtare për dhunë onlajn.

“Deri më tani, ato janë për dhunën e drejtpërdrejtë nga bashkëmoshatarët, por jo për dhunën onlajn. MPB-ja ka një mekanizëm të quajtur “butoni i kuq” për raportimin e çdo lloj dhune, përfshirë dhunën në fushën dixhitale. Fatkeqësisht, kjo nuk dihet mjaftueshëm dhe nuk kemi një numër të madh raportimesh. Konkretisht, vitin e kaluar pati rreth katër raportime përmes “butonit të kuq”, megjithëse e dimë se kjo është për të gjitha llojet e dhunës”, theksoi Ivanovska.

Nxënësit të cilët janë pjesë e inciativës #Net pa hejt sot prezantuan aktivitetet e tyre, fushatën e ardhshme dhe manualin – të gjitha që synojnë trajtimin e dhunës në internet, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit. 

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhen seancat gjyqësore kundër Merkos për pllakën përkujtimore dhe ndriçimin e Drinit
Next Article Takim Dimovska- Zomer: Mbështetje për reformat dhe digjitalizimin e Kuvendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?