By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina dhe Ekuadori riafirmojnë partneritetin mes tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kina dhe Ekuadori riafirmojnë partneritetin mes tyre
BotaKina

Kina dhe Ekuadori riafirmojnë partneritetin mes tyre

admin
Last updated: 27/06/2025 15:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të premten paradite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me homologun e vet ekuadorian Daniel Noboa, i cili ka shkuar në Kinë për të marrë pjesë në Forumin e Davosit Veror.

Xi theksoi që sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Ekuadorit dhe prirja e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është e mirë. Ekuadori i është bashkuar familjes së vendeve pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” dhe të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë e kanë kryer bashkëpunim të frytshëm në fushat e energjisë, minierave, ndërtimit të infrastrukturës etj. Kina gjithmonë i ka parë dhe i ka zhvilluar marrëdhëniet me Ekuadorin nga një lartësi strategjike e perspektivë afatgjatë dhe është e gatshme të punojë me Ekuadorin për të nxitur thellimin dhe zbatimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh e për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.

Kreu i shtetit kinez u shpreh më tej se Kina dhe Ekuadori duhet të zbatojnë projektet kyçe të bashkëpunimit, të promovojnë arritjen e rezultateve konkrete dhe të nxitin një nivel të ri në tregtinë dypalëshe, të forcojnë shkëmbimet arsimore, kulturore, mediatike, rinore e në fusha të tjera, si edhe të thellojnë mësimin e ndërsjellë.

Ndërsa Novoa tha nga ana e tij që Kina ka pasur arritje të jashtëzakonshme në fushën e zhvillimit, të cilat janë të admirueshme. Ekuadori dhe Kina prej kohësh i janë përmbajtur respektit të ndërsjellë, barazisë e përfitimeve të ndërsjella dhe kanë kryer me sukses një bashkëpunim të gjerë. Ekuadori nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen dhe ndihmën e fortë që i ka dhënë Kina për zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe mirëpret thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, si edhe shtimin e bashkëpunimit në shkencë e teknologji, në kulturë, arsim, shkëmbimet rinore dhe fusha të tjera, për të sjellë përfitime më të mëdha për popujt e të dy vendeve.

Pas takimit, të dy krerët e shtetit morën pjesë së bashku në nënshkrimin e “Planit të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe qeverisë së Republikës së Ekuadorit për promovimin e përbashkët të ndërtimit të ‘Një brez, një rrugë”

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DAP prezanton plartformën “E-fatura”: Do të ulet mundësia për krim financiar
Next Article Mbështetje financiare për konsumatorët e cenueshëm– Ministria e Energjetikës publikoi listën e aplikantëve të aprovuar për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?