By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: PET‑skaneri përsëri në funksion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: PET‑skaneri përsëri në funksion
Maqedoni

Klekovski: PET‑skaneri përsëri në funksion

admin
Last updated: 21/08/2026 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Që nga sot PET‑skaneri ka filluar përsëri punën, ndërsa për ditën e parë janë caktuar nëntë pacientë pasi u sigurua sasia e nevojshme e radioizotopit nga Stambolli, informoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Për të siguruar funksionim të pandërprerë edhe të shtunën, Ministria po negocion për furnizim me izotope edhe nga Sofja, pasi qendra në Stamboll nuk shpërndan të premten për të plotësuar nevojat e termineve të vonuara.

„PET‑skaneri në vitet e kaluara ka realizuar rreth 2.100 deri 2.200 incizime në vit. Vitin e kaluar me drejtimin e ri u arrit rekordi prej 2.700 incizimesh, që është afërsisht maksimumi që mund të arrijë një kamerë. Deri në fillimin e servisimit të rregullt të PET‑skanerit, janë bërë rreth 1.100 incizime dhe me punë të përshpejtuar besoj se mund të arrijmë 2.200 deri 2.300 këtë vit,“ tha Klekovski.

Ai shtoi se sipas statistikave nga vendet referente, shteti duhet të synojë nga 5.000 deri në 6.000 incizime në vit, duke pasur parasysh se aparati përdoret jo vetëm për pacientë onkologjikë dhe hematologjikë, por edhe në neurologji.

Ministri theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me PET‑qendrën dhe klinikat e Onkologjisë, Hematologjisë dhe Neurologjisë për të siguruar kontinuitet në ekzaminime, ndërsa si zgjidhje afatgjatë paralajmëroi blerjen e pajisjeve shtesë.

„E kam thënë disa herë, të blejmë një kamerë të dytë PET dhe plane alternative për furnizim nëse ciklotroni është në riparim ose prishet,“ theksoi Klekovski.

Ekzaminimet do të vazhdojnë me dinamikë prej nëntë deri dhjetë pacientë në ditë, ndërsa ministri pret që së shpejti të zgjidhet edhe problemi me ciklotronin.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Për dy vite pensionet janë rritur 325% më shumë krahasuar me qeverinë e LSDM dhe BDI
Next Article Mickoski: Të martën vendim për “shportën shkollore”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?