By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve
Shqipëri

Koçiu: Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve

admin
Last updated: 22/09/2026 11:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë, ku ka sjellë në vëmendje masat e fundit të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre.

Koçiu bëri me dije se nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç. Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë të tyre.

“Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja shtoi se kjo masë do t’u mundësojë kujdestarëve të kenë një pension të sigurt në të ardhmen, ndërsa do të përfitojnë gjithashtu nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfshirë mbështetjen në rast të paaftësisë së përkohshme për punë, aksidenteve në punë dhe përfitime të tjera që ofron skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Zëvendëskryeministrja Koçiu theksoi se rritja e pagesave dhe mbështetja e re financiare mundësohen nga buxheti i shtetit, i cili, sipas saj, është rritur si rezultat i rritjes ekonomike.

“Rritja e pagesave patjetër që financohet nga buxheti i shtetit, i cili ka ardhur çdo vit duke u rritur për shkak të rritjes ekonomike. Kjo na garanton që ne të kthejmë vëmendjen dhe të përkushtohemi për të rritur të gjitha ato mbështetje sociale dhe ekonomike për shtresat në nevojë, për personat me aftësi të kufizuara dhe për të gjitha kategoritë në nevojë”, tha Koçiu.

Gjatë takimit me prindërit, Koçiu u ndal edhe te zgjerimi i shërbimeve sociale në të gjithë vendin.

“Na vjen shumë mirë që ne mundësojmë, nëpërmjet Fondit Social, mbështetje këtu për stafin, për të pasur më shumë profesionistë në dispozicion për të shërbyer dhe, patjetër, edhe për të përmirësuar akoma më shumë cilësinë e shërbimit që ofrojmë”, u shpreh ajo.

Koçiu tha se numri i shërbimeve sociale është rritur në të 61 bashkitë e vendit. Sipas saj, nga 83 shërbime që ofroheshin rreth një vit e gjysmë më parë, sot janë 98 shërbime sociale që ofrohen në qendra të ndryshme në të gjithë vendin.

Në këto shërbime punojnë mbi 800 profesionistë të fushave të ndryshme, duke u krijuar familjeve mundësi për të vijuar jetën e tyre të përditshme dhe prindërve mundësi për të punuar, ndërsa fëmijët marrin mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e tyre.

Në përfundim, Koçiu theksoi se synimi është ndërtimi i një Shqipërie sociale dhe europiane, ku mundësitë dhe shërbimet të jenë të aksesueshme për të gjithë.

“Qëllimi ynë fundor është Shqipëria europiane, por ne nuk mund të shkojmë dhe të aderojmë në familjen e madhe europiane pa u kujdesur njësoj për të gjithë. Kjo është arsyeja pse edhe Shqipëria sociale, programi më i fundit që kontribuon jo vetëm për shtresat në nevojë apo familjet që kanë kategori vulnerabël, por në çdo aspekt të projekteve dhe programeve që qeveria po ndërmerr, ka në fokus mundësimin dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë individët në shoqëri”, përfundoi Koçiu.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uran Ferizi kandidat për ambasador pranë Misionit të OSBE-së: Integrimi në BE, synim strategjik i Shqipërisë
Next Article Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?