By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro
Sport

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

admin
Last updated: 10/08/2026 13:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Xabi Alonso ka nisur planin për ta reduktuar numrin e qendërmbrojtësve te Chelsea, me Trevoh Chalobah që është bërë largimi i parë në kuadër të këtij operacioni.

Tekniku spanjoll dëshiron që numri i qendërmbrojtësve në skuadër të zbresë në vetëm katër ose pesë, pasi ardhja e Maxence Lacroix e kishte çuar numrin e tyre në 10 futbollistë të ekipit të parë.

Alonso kishte deklaruar muajin e kaluar se synonte ta përgjysmonte këtë numër dhe tashmë Chelsea ka nisur të veprojë në këtë drejtim, me shitjet që pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar.

I pari që është larguar është Chalobah, produkt i akademisë së Chelseat, i cili pas 18 vitesh në klub ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij në “Stamford Bridge”.

Qendërmbrojtësi anglez do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi është transferuar te Como për rreth 41.5 milionë dollarë, apo 30 milionë funte.

Pas largimit të tij, Chalobah ka publikuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën klubit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

“Pas 18 vitesh, ka ardhur koha t’i them lamtumirë Chelseat. Erdha këtu në moshën nëntëvjeçare me një ëndërr dhe largohem si një burrë që e ka jetuar atë ëndërr në mënyra që nuk i kisha imagjinuar kurrë”.

“Ky udhëtim më ka vënë në prova, më ka ngritur dhe më ka forcuar. Për çdo bashkëlojtar, trajner, pjesëtar të stafit dhe tifoz, ju falënderoj që më ndihmuat të bëhem personi që jam sot. Dhashë gjithçka që kisha dhe jam krenar për personin që ky klub më ndihmoi të bëhem”.

“Për lojtarët e rinj: rruga nuk do të jetë gjithmonë e lehtë. Por qëndroni të gatshëm, qëndroni pozitivë dhe vazhdoni të besoni. Koha e Zotit është gjithmonë e duhura. Faleminderit të gjithëve, me dashuri dhe mirënjohje”, përfundoi ai.

Tashmë, pas largimit të tij, Chelsea ka në dispozicion nëntë qendërmbrojtës në skuadër.

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim
Next Article Protestë e re e bujqve në Strumicë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?