By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni parlamentar për zgjedhje konstatoi katër anëtarë nga kandidatët në listën për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni parlamentar për zgjedhje konstatoi katër anëtarë nga kandidatët në listën për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së
Maqedoni

Komisioni parlamentar për zgjedhje konstatoi katër anëtarë nga kandidatët në listën për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

admin
Last updated: 29/01/2025 15:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar  – Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme votoi Viktor Pavlovskin, Sasho Stefanovskin, Petar Gjurovskin dhe Cvetanka Minovskën për kandidatë në listën për anëtarë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Të tre janë zgjedhur me 10 vota “pro” në propozim të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, deputetit Nikolla Miceski. Miceski tha se ata i përmbushin kushtet e nevojshme sipas shpalljes së publikuar nga Kuvendi dhe kanë marrë pjesë ne debatin publik.

Deputeti nga ZNAM, Daniel Stojçevski për kandidat të listës së anëtarëve të ASHMAA-së e propozoi Cvetanka Minovskën, gazetar në MIA me 28 vite përvojë punë dhe me një biografi të pasur, për të cilën theksoi se i plotëson kushtet e nevojshme për këtë pozitë.

Me kërkesë të grupit parlamentar të LSDM-së, është dhënë një pauzë shkurtër, pas së cilës është votuar propozimi për zgjedhjen e Minovskës në listën e kandidatëve.

Deputetja Ilire Datui nga Aleanca e Shqiptarëve reagoi duke akuzuar për politizim të zgjedhjes të Këshillit të ASHMAA-së dhe u largua nga seanca.

“Nuk ka asnjë arsye që ne të marrim pjesë në këtë lojë të paracaktuar nga partitë politike. Është e qartë se në këtë rast VMRO-DPMNE është koordinuar mirë me ZNAM-in, ndoshta edhe me LSDM-në, dhe në anën tjetër me të Majtën, ndoshta edhe me VLEN-in. Për të mos qenë pjesë e gjithë kësaj dhe për të deklaruar edhe një herë kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së politikës në media, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të largohemi nga kjo seancë në shenjë proteste, tha Dauti dhe u bëri thirrje deputetëve të Frontit Evropian që të largohen nga seanca.

Pas prononcimit të Dautit, deputeti Rijad Shakiri nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi një pauzë shtesë prej 15 minutash, pas së cilës seanca duhet të vazhdojë.

Në konkursin publik për anëtarë të Këshillit aplikuan 31 kandidatë, por një kandidat e tërhoqi kandidaturën. Kandidatët e regjistruar do të garojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHMAA-së. Nga 30 kandidatët që aplikuan, Komisioni votoi se 24 plotësonin kushtet, ndërsa gjashtë nuk plotësonin kushtet, pasi nuk kishin dorëzuar certifikatën e shtetësisë, që ishte një nga kërkesat.

Kushtet për anëtarë në ASHMAA i përmbushin Sasho Stefanovski, Nafije Selmani, Dragica Ljubeska, Petar Xhurovski, Emilija Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andrijana Skerlev Çakar, Lazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilija Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavlovski, Vladimir Gjorgievski, Elena Stojkovska, Zerijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Stojançe Naumov, Afrona Vërzivolli dhe Boris Arsov.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Anëtarët zgjedhen me shumicë prej dy të tretave dhe me shumicë të Badinterit në Komision dhe nga Kuvendi.

Në rend dite të kësaj seance është edhe Konstatimi i Propozim – vendimit për shpallje të konkursit publik për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mickoski: Kredia hungareze për kompanitë do të kontribuojë për lëvizje të ekonomisë
Next Article Mickoski: Lufta kundër sulmeve kibernetike hibride është mbrojtje e sovranitetit të shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?