By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Kredia hungareze për kompanitë do të kontribuojë për lëvizje të ekonomisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mickoski: Kredia hungareze për kompanitë do të kontribuojë për lëvizje të ekonomisë
Ekonomi

Mickoski: Kredia hungareze për kompanitë do të kontribuojë për lëvizje të ekonomisë

admin
Last updated: 29/01/2025 15:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski pret 250 milionë eurot nga kredia hungareze të dedikuara për kompanitë të kontribuojnë për lëvizje të ekonomisë, së bashku me kredinë prej 250 milionë euro për investime kapitale në komuna dhe me investimet e huaja direkte në vitin 2024, të cilat pritet të kalojnë një miliard euro.

Qeveria në seancën e djeshme miratoi marrëveshjet e kredisë për kompanitë, që duhet të nënkuptojnë lidhje administrative dhe krijimin e një partneriteti midis Bankës Zhvillimore dhe bankave bankave komerciale.

“Pres që ai formalitet të plotësohet këto ditë dhe kompanitë dhe operatorët ekonomikë të mund të aplikojnë dhe të marrin një kredi evropiane me interes më të ulët. Pres që linja e kredisë të krijojë një valë investimesh prej së paku 300 milionë euro dhe së bashku me projektet nëpër komuna, të cilat janë valë investimi për realizimin e investimeve kapitale prej 250 milionë euro, dhe investimeve të huaja direkte, të cilat pres në vitin 2024 me dinamikën e intensifikuar në gjysmën e dytë të vitit të kalojnë një miliardë euro, me çka për kokë banori dhe me përqindje të BPV-së përsëri do të jemi më të mirët në rajon, të kontribuojnë për lëvizje të ekonomisë. Është logjike që të gjithë këto indikatorë dhe konsolidimi i deficitit buxhetor, të ardhurat dhe ngjashëm të rezultojnë me korrigjimin në një drejtim pozitiv rritës të parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare, për rritje të ekonomisë së Maqedonisë siç e bëri këtë Banka Botërore, e cila fillimisht parashikoi rritje të ekonomisë prej 1,8 për qind”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup.

Nëse rritja në tremujorin e katërt të vitit 2024 është ndërmjet 3,5 dhe 4 për qind, theksoi ai, rritja e ekonomisë së Maqedonisë do të jetë në trend rritës dhe mund të arrijë në 3 për qind në nivel vjetor, diçka që do t’i tejkalojë edhe pritjet tona pozitive.

Ai theksoi se monitorimi i kompanive që aplikojnë për kredinë hungareze do të bëhet nga bankat komerciale që janë përgjegjëse për zbatimin e linjës kreditore.

“Përgjegjësinë e plotë do ta kenë bankat komerciale në përputhje me procedurat e tyre. Për këtë arsye ata vendosin një normë interesi prej 1,95 për qind, ndërsa interesi që u jep shteti është zero për qind. Në atë hapësirë ​​për manovrim, bankat komerciale janë përgjegjëse se cila kompani aplikon dhe me cilin projekt”, sqaroi Mickoski.

Ai theksoi se kompanive u ofrohet një normë interesi prej 1,95 për qind, që është më shumë se dy herë më e ulët se norma e ponderuar dhe e tregut në vendin tonë, e cila është rreth 4,7 për qind dhe që rrallëherë është identike me atë në Evropë.

I pyetur nëse do të merren masa për kreditë e shpejta, ai tha se institucionet shtetërore do të marrin masa nëse qytetarët ndihen të kërcënuar.

“Unë supozoj se ata kanë leje për punë dhe për kryerje të veprimtarisë që e kryejnë, por nëse opinioni ndihet i kërcënuar nga praktikat e padrejta tregtare dhe sjellja jotregtare e individëve që e kryejnë këtë veprimtari, institucionet shtetërore do të marrin masa”, theksoi Mickoski.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

MINT vendos çmimet e reja tavan

EMV: Hetimi për mazutin u mbyll mbi baza të shtrembëruara

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushqimet që i parandalojnë sëmundjet
Next Article Komisioni parlamentar për zgjedhje konstatoi katër anëtarë nga kandidatët në listën për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?