Shkup, 2 dhjetor – Ambasadorët në Bruksel, Londër, Stokholm, OSBE-së në Vjenë, Pragë, Sarajevë, Sofje dhe Podgoricë do të duhet të kthehen në vend, pasi para largimit nuk kanë raportuar në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot votuan iniciativën e dorëzuar nga kolegu i tyre, Bojan Stojanovski në Komisionin Ligjvënësorë, kryetari i të cilit Aleksandar Veljanovski është edhe nga radhët e VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.mk
Në iniciativën për interpretim autentik të nenit 39 paragrafi 3 të Ligjit për Punë të Jashtme të dorëzuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski ka shkruar:
“Duke pasur parasysh dispozitën e tekstit, ku thuhet se ambasadori “paraqet vërejtjet e tij…” Unë jam duke kërkuar një interpretim të përshtatshëm, d.m.th a do të thotë kjo se dispozita e përmendur është e natyrës idiosinkratike dhe pa përmbushjen e kësaj kërkese, Dekreti për emërimin e ambasadorit nuk mund të nënshkruhet dhe të referohet në vendin e pritjes (parashikohet si hap i radhës në procedurë në nenin 40 të Ligjit për Punët e Jashtme) ose është i natyrës fakultative dhe nuk paraqet obligim që duhet të përmbushet para nënshkrimit të dekretit për emërimin e ambasadorëve nga presidenti i shtetit”, shkruan Stojanovski në kërkesën e tij, transmeton Zhurnal.mk
Ndryshe, duke pasur parasysh rregullimin e forcave në Kuvend, është e sigurt se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të votojnë që ambasadorët të kthehen në vend.
Në këtë grup ambasadorësh bëjnë pjesë: Meto Beleski (Bruksel), Katerina Stavrevska (Londër), Xhenk Sejfula (Suedi), Pajo Aviroviç (Misioni i OKB-së në Vjenë), Emil Krsteski (Pragë), Jakup Rexhepi (Sarajevë), Agnesa Rusi (Sofje) dhe Zeqir Ramçiloviq (Podgoricë).
Përveç këtyre ambasadorëve, me kërkesë të tij, nga Misioni i OKB-së në Nju Jork është dorëhequr dhe Lubomir Fërçovski dhe Andrej Zhernovski, i cili tashmë është thirrur për konsultime nga Bukureshti i Rumanisë dhe me gjasë nuk do të kthehet në mision, transmeton Zhurnal.mk
Nga Roma në Shkup është kthyer edhe Vesel Memedi, i cili tashmë është konfirmuar se do të qëndrojë në vend dhe nuk do të kthehet në Romë.
Deri në fund të vitit edhe shtatë ambasador do të kthehen nga misioni dhe për këtë Gordana Siljanovska Davkova nënshkroi dekret për tërheqje muajin e kaluar.
Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili sipas vendimit do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa mandati i gjashtë të tjerëve përfundon më 30 nëntor të këtij viti, transmeton Zhurnal.mk
Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr është Danço Markovski në Shqipëri. Ai ishte i ftuar në kosultime nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, lidhur me aktivitetet e diplomacisë në lidhje me regjistrimin e popullsisë që u bë në Shqipëri.
Dekrete për tërheqje të ambasadorëve ka edhe për Maria Efremova si ambasadore në selinë e shenjtë në Vatikan, pastaj Faton Beita në Danimarkë, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari në Doha të Katarit.
Nga 1 dhjetori mandati i ka përfunduar edhe ambasadores Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, transmeton Zhurnal.mk
Vendimi i Komisionit Ligjvënës dhe Juridik është marrë me 8 vota “për”, një “kundër” dhe asnjë abstenim pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, ka paraqitur iniciativë për interpretim autentik të një neni të Ligjit për Punë të Jashtme.
Qeveria gjithashtu ka dhënë mendim pozitiv, transmeton Zhurnal.mk