By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: Serbia mbetet burim kërcënimi për rajonin, qëndrimet tolerante të BE-së e kanë inkurajuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca: Serbia mbetet burim kërcënimi për rajonin, qëndrimet tolerante të BE-së e kanë inkurajuar
Kosovë

Konjufca: Serbia mbetet burim kërcënimi për rajonin, qëndrimet tolerante të BE-së e kanë inkurajuar

admin
Last updated: 10/08/2026 11:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke kritikuar edhe qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj politikës së Beogradit, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se retorika zyrtare e Serbisë ndaj Kosovës mbetet agresive, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin ushtarak të Beogradit me Kinën dhe qëndrimet e tij ndaj zhvillimeve ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë edhe ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me vende si Kina, dhe është i vetmi vend i cili në rajon mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-udhëheqësit iranian Khamenei. Ky orientim i Serbisë është më shumë sesa një pozicion i dyzuar në arenën ndërkombëtare. Retorika e pandryshuar agresore e politikës zyrtare serbe kundrejt Republikës së Kosovës dëshmon se Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane. Deklarata e ministres serbe se po të ishte në vend të Milosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën sërish, është një deklaratë që duhet ta marrim seriozisht jo vetëm si shtet i Kosovës, por duhet të merret po aq me vëmendje dhe me seriozitet edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, që kanë investuar dhe investojnë në sigurinë dhe në paqen e rajonit tonë. Qëndrimet tolerante të Bashkimit Evropian ndaj pozicioneve të tilla të Serbisë e kanë inkurajuar vetë Serbinë”, tha ai.

Këto deklarata Konjufca i bëri në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Duke folur për orientimin e politikës së jashtme të Kosovës, Konjufca tha se vendi ka qëndruar në mbështetje të aleancës perëndimore dhe Ukrainës përballë agresionit rus.

“Rrethanat e trazuara globale të viteve të fundit kanë dëshmuar se Republika e Kosovës, si shtet sovran, dhe i pavarur, ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e aleancës perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës kundrejt agresionit të Rusisë dhe i ka mbështetur të gjitha masat sanksionuese që aleanca perëndimore ia ka vendosur Federatës Ruse. Po ashtu, Republika e Kosovës qëndron përkrah aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar paqen në Lindjen e Mesme. Anëtarësimi në Bordin e Paqes i themeluar nga Presidenti Trump dhe dërgimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza në kuadër të Trupës Paqeruajtëse janë dëshmi e orientimit dhe e lojalitetit tonë ndaj këtij partneriteti, që e kemi”, tha ai.

Konjufca tha se Konferenca e Ambasadorëve është një aktivitet i rregullt vjetor përmes të cilit shqyrtohen rezultatet e diplomacisë së Kosovës dhe diskutohen zhvillimet ndërkombëtare që prekin interesat e vendit.

“Të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si një aktivitet tashmë i rregullt vjetor, përmes të cilit synojmë që krahas shqyrtimit të rezultateve të diplomacisë tonë, të analizojmë, diskutojmë dhe reflektojmë mbi zhvillimet e brendshme; por veçanërisht ato ndërkombëtare, që prekin objektivat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës në arenën botërore. Republika e Kosovës duhet të jetë gjithnjë e më e përgatitur që, përmes institucioneve të saj përfaqësuese, diplomatëve dhe misioneve të saj nëpër botë, të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e shtetit tonë, si dhe t’i artikulojë qartë dhe drejt pozicionet e Kosovës kundrejt zhvillimeve ndërkombëtare të cilat e prekin në mënyrë direkte apo indirekte interesin e Republikës së Kosovës”, tha tutje ai.

You Might Also Like

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Provimet në gjuhën shqipe – Deri dje akuzohej Filkov, tani a do ta zgjidhë Shasivari?
Next Article Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar për deklaratat e Vuçiqit që t’i ndërrohet rrjedha Ibrit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?