By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: Situata nuk del prej kontrollit për shkak të dinarit, s’besoj se Kosova do të sanksionohet për shkak të valutës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konjufca: Situata nuk del prej kontrollit për shkak të dinarit, s’besoj se Kosova do të sanksionohet për shkak të valutës
Maqedoni

Konjufca: Situata nuk del prej kontrollit për shkak të dinarit, s’besoj se Kosova do të sanksionohet për shkak të valutës

admin
Last updated: 02/02/2024 13:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se situata në veri nuk del jashtë kontrollit vetëm pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë.

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, se vendimi i BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute – euros – mund të shkaktojë tensione, Konjufca ka siguruar se tensione nuk do të ketë prej këtij vendimi.

“Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka theksuar ai.

Konjufca ka shtuar se dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova më 1999, dhe kur sipas ligjeve dinari njihej ilegal. Ai ka deklaruar se ka pasur mundësi që para vendimit të jepej një afat kohor.

“Dinari edhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-s. Dinari ka qenë gjithmonë ilegal, është shfrytëzuar edhe nga institucionet paralele. Edhe për financimin e këtyre strukturave, nuk kanë qenë vetëm mjekët edhe mësuesit, por edhe personat që kanë rrezikuar sigurinë. Ka mundur që të jepet afat disa muaj. Kjo është konsideruar nga ana e BQK dhe Qeverisë së nuk do të krijoj problem. Çështja e dytë është pavarësia e BQK-së. Nëse Qeveria do t’i fuste duart do t’i humbet autonomia institucioneve të pavarura, Qeveria nuk e ka atë kompetencë”, u shpreh Konjufca.

Ndërsa i pyetur nëse rrezikon Kosovë që të sanksionohet sërish për shkak të valutës, Konjufca nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione – Një për Gani Jakupin e tjetrin për zhdukjen e mostrave të Deharit
Next Article Zgjerohet “Superpuna”, subvencionimi do të bëhet edhe për të punësuarit deri në 29 vjeç

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?